Ngjarje me adresë ballkanike

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara premtuan të kapërcejnë tensionin

СнимкаPresidenti turk Rexhep Erdogan dhe kolegu i tij amerikan Donald Trump u morën vesh pas takimit kohë më kokë të kapërcejnë tensionin midis të dyja vendeve. Trumpi deklaroi se SHBA e ndihmojnë Turqinë në luftën me terrorizmin, përfshi dhe me ISIS, dhe po kështu dhe me Partinë Punonjëse Kurde (PKK) dhe bindi se pajisja ushtarake amerikane e kërkuar nga presidenti turk do të furnizohet në afate nga më të shkurtrat. Erdogani shtoi se me Trumpin janë marrë vesh të punojnë bashkërisht dhe në fushën e ekonomisë dhe të tregtisë.

Maqedonia është në rrugë të dalë nga kriza politike

СнимкаPresidenti maqedonas George Ivanov shpalli se, pengesat për krijimin e qeverisë janë mënjanuar dhe dha mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM Zoran Zaev. Që të mund të marrë mandatin Zaevi kreu kërkesën e presidentit të japë garanci me shkrim për ruajtjen e identitetit dhe të tërësisë territoriale të vendit. Mandat mbajtësi bind se, është e mundur më shpejt të formojë qeveri pro evropiane, e cila të mund të sigurojë në mënyrë jetese me cilësi për të gjithë qytetarët në shtet duke respektuar shumë-kombësinë e tij dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Protestat në masë në Greqi nuk po pushojnë dhe pas grevës

СнимкаGreva e përgjithshme kombëtare në Greqi kundër marrëveshjes së qeverisë me kreditorët përfundoi, por në sferën e transportit protestat po vazhdojnë. Në ditën e sotme të debateve parlamentare mbi projektligjin për një paketë të masave ekonomike, portet greke janë të bllokuara, trenat nëpër drejtimet kryesore nuk lëvizin, kurse Selaniku përsëri është pa një transport urban. Deputetët nga SIRIZA deklarojnë se, masat me të vërtetë janë të rënda, por Greqia ka një domosdoshmëri prej një përkrahjeje financiare të kreditorëve.

Interpoli po kërkon ish presidentin e Serbisë dhe Malit të Zi

Foto: arkivIsh presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi Cvetozar Maroviç, qe shpallur për kërkim, pasi në bazë të vendimit të gjykatëse, byroja kombëtare i Interpolit në Podgoricë lëshoi një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij. Përpara kohe Maroviç qe i dënuar me 3 vjet e 9 muaj burg, por zbatimi i dënimit qe shtyrë në lidhje me gjendjen e tij të keqësuar shëndetësore. Por tani gjykata gjen se, Maroviç nuk është dhe kaq i sëmurë saqë zbatimi të shtyhet. I kërkuari është presidenti i vetëm i shtetit të bashkuar Serbi dhe Mali i Zi nga momenti i krijimit gjatë vitit 2003 deri në shpërbërjen e tij gjatë vitit 2006. Është i akuzuar në mashtrime, të lidhura me objekte të ndërtimit në qytetin turistik Budva.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES

print Printo
Më shumë nga rubrika

Konkursi “Bashkia Ekologjike” për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të lëndëve të para në Bullgari

Vitet e fundit shumë bashki bullgare shënojnë përparim në fushat e menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, lëvizshmërisë dhe efikasitetit energjetik të ndërtesave. Për arritjen e rezultateve të mira ndihmon konkursi “Bashkia Ekologjike”...

botuar më 17-09-20 1.59.MD

Shkolla aplikon metoda nga epoka të kaluara historike

Shkolla është në krizë, sepse ka deficite lidhura me financimin, me sistemin e vlerave dhe me formimin e besimit. Ato fjalë për arsimin tonë, politologu Ognjan Minçev e shprehu në fillim vitit të ri shkollor. Dhe si çdo herë tjetër edhe tashti para..

botuar më 17-09-20 1.36.MD

Të rinjtë – çelësi për ndryshimin në sistemin arsimor

“Sistemi nuk lejon ndryshim të statukuos, ai nuk ka nevojë për maja dhe përjashtime, të cilat mund të bëhen rregull me kalimin e kohës.” – Këtë e tha në një koment për arsimin ish-Ambasadori i Bullgarisë në Rusi Ilian Vasilev. Rastet për..

botuar më 17-09-19 1.47.MD