Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëspresidentja Jotova bisedoi me përfaqësues të komuniteteve bullgare në vendet fqinje

Foto: BGNES

Në Sofje zhvillohet forumi kombëtar i bullgarëve nga vendet ballkanike “Misioni – trashëgimia”. Para pjesëmarrësve Zëvendëspresidentja Iliana Jotova deklaroi se Bullgaria shpreson te bashkatdhetarët e saj përtej kufirit për ta ndihmuar dhe për të qenë ambasadorë të saj në vendet, ku jetojnë, duke paraqitur para komunitetit botëror kulturën kombëtare në të gjitha aspektet e saj. Në një takim me përfaqësues të komunitetit bullgar nga Shqipëria, Serbia, Greqia, Maqedonia, Rumania dhe Kosova Jotova komentoi se pavarësisht se ku jetojnë bullgarët, ata janë një popull dhe e kaluara e tyre e përbashkët është lidhur drejtpërsëdrejti me të ardhmen e tyre të përbashkët. Puna me bashkatdhetarët përtej kufirit është një prioritet kryesor i Bullgarisë dhe madje të ketë mbetur vetëm një bullgar në një qytet, ose fshat në botë, ne do ta mbrojmë, si dhe të drejtat e tij, na siguroi Zëvendëspresidentja.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD