Kontakte të përforcuara politike dhe ushtarake mes Bullgarisë dhe NATO-së disa ditë para Samitit

Në Bruksel Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Soltenberg.
Foto: EPA/BGNES

Gjatë kësaj jave u zhvillua një dialog aktiv mes Bullgarisë dhe NATO-së. Në Bruksel të martën me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Soltenberg bisedoi Ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva, kurse të enjten edhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Shefi i mbrojtjes gjeneral kolonel Andrej Bocev mori pjesë në sesionin pranveror të Komitetit Ushtarak pranë NATO-së në Bruksel. Si ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, kështu edhe Shefi i mbrojtjes u bënë titullarë në postet përkatëse pas formimit të qeverisë së re të Bojko Borisovit dhe vizitat e tyre në Bruksel qëlluan vendosjen e kontakteve të para të këtij kabineti me partnerët e Aleancës. Bisedimet e tyre u zhvilluan disa ditë para Samitit të NATO-së, i cili është planifikuar për 25 maj në Bruksel, dhe për të cilin qeveria miratoi pozita konkrete, që do të mbështeten nga delegacioni bullgar. Ministrat Zaharieva dhe Karakaçanov janë anëtarë të këtij delegacioni dhe në takimet e tyre me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg, ata prezantuan elementet kryesore të këtyre pozitave bullgare.

U pohua angazhimi i Bullgarisë për shtim në etapa të buxhetit kombëtar për mbrojtje deri më 2% prej PBB-së. Një e pesta e këtij buxheti do të përdoret për modernizimin e forcave të armatosura. Para Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg ministrat Zaharieva dhe Karakaçanov shpallën se Bullgaria përkrah një angazhim eventual të ardhshëm më të ndjeshëm të NATO-së me luftimin e terrorizmit. Njëkohësisht në Komitetin Ushtarak të NATO-së gjenerali Bocev u solidarizua me idenë që Aleanca të bëhet pjesë e një koalicioni kundër “Shtetit Islamik” duke bërë më shumë për rritjen e kapacitetit të Irakut dhe shteteve të tjera, të cilat luftojnë kundër tij. Pak para bisedës së tij me Stoltenberg, në një mbledhje të Bordit Drejtues të Agjencisë Evropiane për Mbrojtje pranë Këshillit “Për punë të jashtme dhe mbrojtje” të BE-së, Ministri Karakaçanov u shpall për bashkëpunim me NATO-në në përforcimin e kapacitetit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ideja e tij u përkrah nga shumë ministra të jashtëm – për këtë arsye pala bullgare do ta propozojë atë edhe në Samitin e ardhshëm të NATO-së.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, drejtuar kryeministrit Bojko Borisov, ishte për këtë se më vonë gjatë këtij muaji ai dëshiron të takohet me të në Bruksel. Nga ana e tij Krasimir Karakaçanov e ftoi Sekretarin e Përgjithshëm në Bullgari. Kështu java kaloi nën shenjën e urimeve për kontakte të reja politike dhe ushtarake.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

print Printo
Më shumë nga rubrika

Në samitin e NATO-së u morën vendime të përkrahura nga Bullgaria

Samiti i fundit i NATO-së në Bruksel vazhdoi 6 orë. Në të u pranuan pa diskutime vendime, të bashkërenduara paraprakisht. Pozicioni i Sofjes në lidhje me këto vendime u shpall një javë më parë para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg..

botuar më 17-05-28 8.23.PD

Politikanët bullgarë u bashkuan kundër pohimit të Presidentit Putin për shkrimin sllav

Pikërisht më 24 maj – Ditën e kulturës bullgare dhe shkrimit sllav, bullgarët mësuan se në takimin mes presidentëve të Rusisë Vladimir Putin dhe të Maqedonisë George Ivanov në Moskë, kreu i shtetit Putin ka deklaruar se shkrimi sllav ka ardhur në Rusi..

botuar më 17-05-26 2.44.MD
Megjithë provat për prezantimin e konfliktit mes Prokurorit të Përgjithshëm Sotir Cacarov (majtas) dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit Llozan Panov, si një mosmarrëveshje personale, në fakt ai tregon probleme më të thella jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në ndarjen e pushtetit.

Probleme me ndarjen e pushteteve çerek shekull pas ndryshimeve demokratike

Një takim i Prokurorit të Përgjithshëm me një përfaqësues të biznesit të gazit në Bullgari me ndërmjetësinë e një afaristi tjetër të dalluar me veprimtari aktive politike, tashmë dy muaj provokon debate të ashpra. Kohët e fundit ato dalin nga sfera e..

botuar më 17-05-23 4.11.MD