Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është zbuluar një grup kriminal për kontrabandë të madhe

Foto: Qendra e shtypit e MPB-së

Gjatë një operacioni të Drejtorisë Kryesore për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar u kapën 23 veta, të cilët merren me kontrabandë të madhe. Grupi disponon një software drejtuar sistemit të agjencisë “Doganat”, që siguron lidhje mes pikave të veçanta. Kështu, praktikisht është regjistruar transportim pa paraqitjen e kamionëve përkatës në pikat doganore, pa transportimin real të mallrave përtej kufijve dhe pa çfarëdo që të jetë kontroll doganor. Ka konfiskime në shtëpi dhe zyra në godinën e vetë agjencisë “Doganat”. Ndër të kapurit ka hakerë, përfaqësues tregtarë, ish-inspektorë dhe inspektorë të tanishëm. Hetimi po vazhdon.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD