Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të përfundojë shpejt

Foto: BGNESGjendja e jashtëzakonshme në Turqi nuk do të përfundojë shpejt, kurse Bashkimi Evropian ose të mbaje fjalën e dhënë, ose çdo një të ecë nëpër rrugën e tij. Këtë e deklaroi presidenti dhe lider i porsazgjedhur i Partisë drejtuese të drejtësisë dhe të zhvillimit Rexhep Erdogan. Vendimin e vet të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme për një afat të papërcaktuar, udhëheqësi i shtetit e argumenton me domosdoshmërinë nga një asgjësim i plotë i organizatave separatiste dhe terroriste si PKK-ja kurd, Shteti Islamik dhe FETO të predikuesit Fetullah Gjulen. Erdogani e paralajmëroi Bashkimin Evropian se për shkak të qëndrimit të tij hipokrit ndaj Turqisë procesi i aderimit të vendit është në një amulli, por Ankaraja nuk do të lejojë që populli të përbuzet, i margjinalizuar dhe i dënuar për shkak të ndryshimeve të veta. “Demokracia nuk është vetëm fjalë, por vepra dhe reforma. Nuk kemi për qëllim të durojmë më shumë hipokrizmin e Bashkimit Evropian, i cili përçmon nderin dhe dinjitetin tonë”, deklaroi presidenti turk.

George Ivanov u takua me Irina Bokovën

Foto: weforum.orgPresidenti i Maqedonisë George Ivanov u takua në Aman me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s Irina Bokova dhe shqyrtoi me të veprimtaritë e tanishme e të ardhshme dhe projektet e Maqedonisë në bashkëpunim me organizatën. Të dy shprehën gatishmëri për realizimin e projekteve në fushat e kulturës, arsimit, shkencës, komunikimet dhe informacionit. Presidenti maqedonas theksoi se vendi i tij i kushton një rëndësi të madhe bashkëpunimit me UNESKO-n dhe inkurajon aktivisht dhe merr pjesë në veprimtaritë e iniciativave të organizatës. Në kryeqytetin e Jordanisë – Aman u zhvillua Forumi Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Ishulli grek Agios Efstratios lufton me karkalecat

Foto: pronews.grBanorët e ishullit të vogël Agios Efstratios luftuan kundër një sulmi të karkalecave. Në vend qe shpallur një gjendje fatkeqësie. Ishulli prej 200 banorëve mbështetet tek bujqësia dhe peshkimi, që të mund të shpëtojë. Stella Spanu nga administrata vendase deklaroi se, delet në ishull po vuajnë nga uria, sepse pjesa më e madhe nga gjelbërimi është i ngrënë nga moria e karkalecave. Në ishullin që ndodhet në 30 kilometra në jug të Limnosit, kopshtet e perimeve janë të shkatërruara. Agios Efstatios është një pjesë nga programi i Bashkimit Evropian “Natura 2000” dhe ka një statut të veçantë për shkak të florës dhe të faunës së vet të rrallë.

Serbia krijon këshill për bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën

Foto: BGNESQeveria e Serbisë do të krijojë një këshill kombëtar për bashkëpunim me Rusinë dhe me Kinën. Drejtues i strukturës së re qeveritare do të jetë Tomisllav Nikoliç, të drejtat e tij presidenciale përfundojnë më 31 maj. “Si një ish president ai mund të kryesojë këshillin, sepse Nikoliç ka peshë në Kinë dhe një rezyme solide në Rusi”, mendon politologu vendas Dragolub Anxhellkoviç. Sipas të dhënave jozyrtare, këshilli kombëtar do të jetë një organ midis dikastereve dhe do të merret me fushat e ndryshme të bashkëpunimit të Beogradit me Moskën dhe Pekinin.

Rumania: Kushtet për pushim në Bullgari janë shumë të mira

Foto: bulgariatravel.orgTurqia, Bullgaria dhe Greqia janë destinacionet e preferuara nga rumunët, kur bëhet fjalë për pushime në det jashtë shtetit, shkruan gazeta rumune “Adevarul”. Por atentatet në Turqi kohët e fundit, si dhe mos stabiliteti politik në praktikë çuan deri në pakësimin e interesit turistik ndaj vendit. Bullgaria është e favorizuar nga ky problem dhe i shtoi paketat e veta turistike me 20-30% sivjet, shënon “Adevarul”. Hotelierët bullgar e shfrytëzojnë faktin se turistët rumunë, të cilët e pëlqejnë sistemin “all inclusive”, zgjedhin tani Bullgarinë në vend të Turqisë. Bullgaria është shumë më afër, këtu është qetë, kushtet për vendosje dhe ushqim janë shumë të mira, shkruan akoma gazeta “Adevarul”. Sipas gazetës, Greqia nuk i ka ngritur çmimet, por vendi nuk e përdor sistemin “all inclusive”.

Përpiloi: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD
Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD