Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të punojë për tërheqjen e më shumë investitorëve italianë

Emill Karanikollov
Foto: BGNES

Do të punojmë për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes Bullgarisë dhe Italisë. Këtë e deklaroi Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov në një takim me ambasadorin e Italisë në Bullgari Stefano Baldi. Ministri Karanikollov vuri në dukje se tradicionalisht Italia është një prej partnerëve tanë strategjikë dhe të vlerësuar lartë. Ministri i Ekonomisë mendon se pjesëmarrja eventuale e ndërmarrjeve italiane në projektet infrastrukturore në vend do të kontribuojë për zgjerimin e marrëdhënieve të mira ekonomiko-tregtare me Italinë. Sipas fjalëve të ambasadorit Baldi sipërmarrësit italianë kanë një prani të fuqishme në Bullgari. Deri tani janë prezantuar mbi 6000 firma italiane ose të tilla me pjesëmarrje të përbashkët në vend, të cilat krijojnë rreth 50 vende pune.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marshe ushtarake dhe xhaz për 20 vjetorin e Bullgarisë në NATO

Orkestra Përfaqësuese Frymore e Gardës, e preferuara e bullgarëve, Ansambli Përfaqësues i Forcave të Armatosura dhe Grupi Xhaz i NATO-së, në të cilin marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme anëtare të aleancës, do të prezantojnë në Sofje një..

botuar më 24-03-29 6.15.PD

Parashikimi i motit për 29 marsin

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..

botuar më 24-03-28 7.25.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD