Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja reagoi ndaj pohimit të presidentit rus se shkrimi sllav ka ardhur në Rusi nga trojet e Maqedonisë

Presidenti rus Vladimir Putin
Foto: EPA/BGNES

Politikanët bullgarë reaguan ashpërisht ndaj pohimeve të presidentit Vlladimir Putin se shkrimi sllav ka ardhur në Rusi nga trojet e Maqedonisë së sotme. Këtë tezë Putini e shpalli në Moskë në takimin e tij me homologun maqedonas Georgi Ivanov. Fjalët e tij ishin cituar në faqen e internetit të Kremlinit. Në lidhje me këtë ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva komentoi në Facebook se krijimi i shkrimit sllav është diçka që ka ndodhur sipas vullnetit dhe me pjesëmarrjen e shtetit bullgar dhe nuk është e rastit se mbreti Boris i Parë është përmendur në të gjitha librat e asaj kohe si Mbreti Boris – Mihail Pagëzori. Ajo kujtoi se para pesë vjetësh vetë patriku i Moskës dhe i tërë Rusisë Kirill tha, se shkrimi dhe librat janë sjellë në Rusi nga bullgarët. Zaharieva shtoi se “falë Bullgarisë alfabeti cirilik tashmë shihet në kartëmonedhat e valutës së përbashkët evropiane”. Ministri i kulturës Boill Banov tha se është tepër i befasuar me fjalët e Presidentit rus dhe kërkoi më shumë respekt ndaj historisë. Dje në një pritje solemne në Sofje me rastin e 24 majit – Ditës së shkrimit sllav dhe kulturës bullgare, Presidenti Rumen Radev tha se “shkronjat, gjuha dhe kultura janë shtëpia jonë e përbashkët”. Në lidhje me këtë festë të madhe bullgare Patruiku Neofit kreu një lutje për suksesin e të gjithëve që studiojnë dhe të gjithëve që merren me arsim, shkencë dhe kulturë. Në Sofje u zhvillua një paradë me pjesëmarrjen e Presidentit Rumen Radev, Kryetarit të Parlanemtir Dimitër Gllavçev, ministrave, shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave, profesorëve universitarë, dhe nxënësve. U vendosën kurora lulesh para monumentit të krijuesve të shkrimit sllav Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, të cilët në vitin 1980 u shpallën nga Papa Gjon Pali II për mbrojtës të Evropës. Nesër një delegacion në krye me Presidentin Radev do të pritet në Vatikan nga Papa Francisk, kurse në Romë kreu i shtetit do të vizitojë vendet e shenjta bullgare – bazilikën “Shën Klemente”, në të cilën ndodhet varri i Shën Kirillit, kishën “Shën Pavel ala Regola”, e cila përdoret nga komuniteti bullgar në kryeqytetin italian dhe bazilikën “Santa Maria Magiore”, ku në shekullin e IX-të Papa Adrian II bekoi alfabetin bullgar, librat bullgare dhe veprimtarinë e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD