Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në rrugën e çetës së Botevit: Kozlloduj – Okollçica

БНР Новини
Foto: arkiv

Në vitin e largët 1876, në mbrëmjen e 17 majit, duke u gdhirë, nga qyteti rumun Giurgiu (buzë Danubit) drejt Bullgarisë së përvuajtur nga sundimi pesëshekullor osman niset çeta e përbërë prej emigrantëve bullgarë. Në krye është revolucionari dhe poeti Hristo Botev. Qëllimi i çetës është të ndihmojë qarkun revolucionar  të qytetit Vraca pas shpërthimit të Kryengritjes së Prillit, e cila është pika kulmore e luftërave çlirimtare bullgare. Me anijen austriake për pasagjerë “Radecki” rebelët arrijnë deri në bregun e qytetit Kozlloduj dhe që aty nisen drejt malit Ballkan (malit Stara Pllanina). Gjatë betejave të rënda me bashibozukun dhe me ushtrinë e rregullt osmane, çeta është shpartalluar, aty gjen dhe vdekjen e tij dhe Hristo Botevi – një nga personat më të dalluar të lëvizjes sonë çlirimtare.

Sivjet për herë të 71 nëpër gjurmët e çetës nisen turistë-entuziaste dhe patriotë, në marshimin tradicional turistik kombëtar Kozlloduj - Okollçica, i cili çdo vit organizohet nga data 27 maj deri më 2 qershor. Gjatë vitit 1901një komision me pjesëmarrjen e kryengritësve të Botevit përgatit një protokoll zyrtar për luftimet e çetës në malin Stara Planina, afër qytetit Vraca, e pikërisht maja Okollçica është përcaktuar si vendi “i dukshëm, i veçantë, i dalluar dhe shumë i afërt me luftimin e fundit”. Aty është ngritur dhe monumenti i Hristo Botevit. Më shumë për iniciativën tregon Zornica Radonova nga bashkimi turistik bullgar, i cili është organizatori i marshimit gjatë viteve:

Ideja për këtë marshim lindi akoma gjatë vitit 1946. Ajo është e 3 veteranëve të turizmit. Njëri prej tyre është shkrimtari dhe studiues Pavell Deliradev, i cili zë një vend të rëndësishëm në historinë e bashkimit turistik bullgar. Nën drejtimin e tij gjatë vitit 1923 u zhvillua ngjitja e parë masive e majës Musalla (2925 metra), kurse gjatë vitit 1933 bashkë me shokun e tij Pavell Cvjatkov të parët kaluan itinerarin e njohur – nga maja Kom deri tek qepi Emine. Dy personat e tjerë janë historiani Ivan Vellkov dhe shkrimtari Dimitër Osinin. Të bashkuar nga përkulja në shenjë nderi përpara rebelëve të Botevit dhe nga dashuria e madhe ndaj krahinës së lindjes, me qenë se ata kanë qenë nga kjo krahinë.

СнимкаNë rrugën e çetës ata nisën gjatë muajit maj, duke shënuar itinerarin mbi hartë. Gjatë vitit 1947 u zhvillua marshimi i parë i organizuar drejt majës Okollçica me grupe të vogla turistësh, gjithsej 17 veta, të cilët u mblodhën në bregun e Kozllodujit nga vende të ndryshme, tregon zonja Radonova.

Pak nga pak marshimi grumbulloi popullaritet, duke arritur pikën e vet më të lartë gjatë vitit 1976, kur këtë itinerar e kaluan 8 600 veta. Pas ndryshimeve demokratike numri i tyre u ul në mënyrë të konsiderueshme – gjatë vitit 1990 ata ishin mezi disa qindra. Pak nga pak përsëri kthehet patriotizmi dhe numri i pelegrinëve të Botevit për vit kalon mbi 1000. Rreth 70% nga entuziastet sot janë grupe nxënësish, shumica prej të cilëve vijnë nga qytetet Veliko Tërnovo dhe Vraca.

СнимкаAdministrata e qarkut të qytetit Vraca ka marrë të gjitha masat, që të mund kalimi i itinerarit të jetë më komfort, duke siguruar ushqim për nxënësit, ujë të pijshëm dhe banja të lëvizshme. Për sfidat bazë, të cilat i presin sivjet pjesëmarrësit nëpër rrugën 120 kilometrash, Zornica Radonova tregon:

Rruga është e njëjtë, por për njerëzit, të cilët marrin pjesë, kjo është një sfidë dhe një përjetim – ta kalojnë përsëri dhe përsëri dhe pastaj të tregojnë sesa herë e kanë kaluar atë. Gjatë kohës së marshimit ata luajnë lojëra sportive dhe turistike dhe gara të ndryshme – cili më mirë e mban kampin e vet të qëndrimit, kush është më i disiplinuar e të tjera. Çdo natë skuadrat realizojnë programe të ndryshme dëfrimi.

Kur kalojnë përmes ndonjë nga 100 objektet turistike kombëtare, ata nuk i lënë pa i vizituar. Përveç kësaj me ta ecën dhe një ciceron nga muzeu historik i qytetit Vraca, i cili tregon për betejat, të cilat i kanë zhvilluar rebelët. Biseda e fundit e këtij lloji është parashikuar për 1qershor në vendin e vdekjes së Hristo Botevit, sqaron Zornica Radonova:

Më 2 qershor në mëngjes marshimi zyrtarisht mbyllet dhe fituesve në garat e ndryshme të zhvilluara u jepen dekorata nga bashkimi turistik bullgar dhe nga prefektura e qytetit Vraca.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD