Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papa i dërgoi mesazh popullit bullgar për shëndet dhe mirëqenie

Foto: BTA

Në zbatim të traditës sipas së cilës çdo vit Kreu i Shtetit të Kishës Rimokatolike jep audiencë te përfaqësues të Bullgarisë me rastin e Ditës së Shkrimit dhe Kulturës Sllave, Presidenti Rumen Radev u prit nga Papa Francisk. Radev i dhuroi Papës një ikonë të Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të cilët sipas kishës katolike janë gjithashtu patronë të Evropës. Pas audiencës ai u prit edhe nga sekretari i shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. Kreu i Shtetit dhe delegacioni i kryesuar nga ai vunë kurora para monumentit të Ivan Vazovit dhe të Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij. Pritet që të vizitojnë bazilikën “San Clemente”, si dhe bazilikën “Santa Maria Maggiore”, ku gjatë shekullit të IX Papa Adrian II e bekoi alfabetin bullgar, librat bullgarë dhe veprën e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij. Delegacioni do ta vizitojë gjithashtu tempullin “Shën Pavli ala Regola”, ku me vendim të Vatikanit Kisha Ortodokse Bullgare i shërben meshat e veta.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD