Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në samitin e NATO-së u morën vendime të përkrahura nga Bullgaria

Foto: BGNES

Samiti i fundit i NATO-së në Bruksel vazhdoi 6 orë. Në të u pranuan pa diskutime vendime, të bashkërenduara paraprakisht. Pozicioni i Sofjes në lidhje me këto vendime u shpall një javë më parë para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg nga ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes – Ekaterina Zaharieva dhe Krasimir Karakaçanov. Para Komitetit Ushtarak të Aleancës ajo u prezantua nga Shefi i Mbrojtjes – gjeneral-kolonel Andrej Bocov.

Vendimi kryesor i samitit ishte ai për rritjen e ngadaltë të buxheteve për mbrojtje deri më 2% prej PBB-së. Ky angazhim është ndërmarrë nga Sofja më parë dhe sipas planeve një e pesta e këtyre mjeteve do të përdoreт për modernizim. Është kureshtare se pikërisht në ditën e samitit mes Presidentit Rumen Radev dhe Kryejministrit Bojko Borisov lindën mosmarrëveshje për këtë se si duhet të përdoren mjetet për modernizim – për blerjen e avionëve gjuajtës të llojit të ri, siç propozon Presidenti, apo për amë për forcat tokësore, siç propozon Kryeministri. Duket se çështja do të diskutohet edhe në të ardhmen, por me siguri buxheti ushtarak do të jetë 2% - për këtë s’ka dyshim. Gjatë vitit të kaluar Bullgaria ka përdorur për sektorin e mbrojtjes 1,3% prej PBB-së, krahas 1,26% për vitin 2015. Prognozat për 2017-ën janë për 1,63% prej PBB-së. Rritja gjatë tri viteve të fundit tregon se ky buxhet 2 përqindësh është një qëllim që do të arrihet vështirë.

Një vendim tjetër i NATO-së, që përkrahet nga Bullgaria është që Alenca të bashkohet tek koalicioni kundër “Shtetit Islamik”.

Këtë e patën parasysh ministrat bullgarë para një jave, kur në bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg u shpallën për një angazhim më të fortë të NATO-së për luftimin e terrorizmit. Në Komitetin Ushtarak të Aleancës gjeneral Bocev u solidarizua me këshillin për përkrahjen e kapacitetit të Irakut dhe shteteve të tjera, të cilat luftojnë kundër kësaj organizate terroriste. Pikërisht para fillimit të samitit Presidenti Radev tha se rritja e kontributit të NATO-së në luftimin e terrorizmit është garanci për pakësimin e numrit të migrantëve – diçka që është me rëndësi të madhe për Bullgarinë. Me rëndësi të madhe, sipas Presidentit, është gjithashtu sinjali i Aleancës për një angazhim të qëndrueshëm për bashkëpunim me shtetet nga Lindja e Mesme në përkrahje të përpjekjeve të tyre kundër terrorizmit.

Bullgaria është solidare edhe me vendimin për krijimin e një qendre kundër terrorizmit për shkëmbim informacioni. Në këtë kontekst mund të thuhet se pas samitit të fundit të NATO-së para Sofjes nuk qëndron pyetja a do të respektojë ajo vendimet e marra, por se si t’i zbatojë sa më adekuate.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD