Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Diskutimi i qeverisë së re në Shkup fillon nesër

BGNES
Gjatë natës me të gdhirë e hëna në Parlamentin e Maqedonisë u parashtrua një ofertë për përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë me kryeministër Zoran Zaev. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi deklaroi se debati për zgjedhjen e kabinetit të ri do të fillojë më 30 maj. Në përputhje me Kushtetutën e vendit ai mund të vazhdojë të paktën dy ditë dhe nga e gjithë kjo del se qeveria duhet të votohet deri në të mërkurën para mesnatës.


Nimic i bëri thirrje Shkupit dhe Athinës për ta zgjidhur çështjen për emrin

BGNES
Zgjidhja e çështjes për emrin duhet të jetë një prej pikave të para në rendin e ditës të qeverisë së re të Maqedonisë, bën rekomandime i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe ndërmjetës mes Maqedonisë dhe Greqisë në debatin për emrin e vendit Matju Nimic. Në një intervistë për gazetën greke ndërmjetësi komentoi se idetë për ndryshimin e kufijve në Ballkan janë të rrezikshme dhe të gabuara dhe u drejtoi apel shqiptarëve në Maqedoni të jenë shtetas korrektë. Pasi formohet qeveria e re në Maqedoni, Nimic ka në plan të aktivojë përsëri bisedimet mes vendeve dhe të forcojë provat për zgjidhjen sa më shpejt të çështjes lidhur me emrin.


Më 30 maj Parlamenti i Serbisë do të zgjedhë kryeministrin e ri dhe qeverinë e re të vendit

BGNES
Kryetarja e Skupshtinës serbe Maja Gojkoviç bëri të ditur se më 30 maj do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohet zgjedhja e qeverisë së re. Pritet që ditën e njëjtë Kryeministri i tanishëm Aleksandër Vuçiç të hyjë në detyrë si President i vendit. Gojkoviç komentoi se së pari duhet të merret vendim se kush do të jetë mbajtësi i ri i mandatit të qeverisë dhe që pas kësaj ajo të zgjidhet.


Sipas Podgoricës ka ndërhyrje serioze në Malin e Zi

BGNES
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi Sërxhan Dërmanoviç deklaroi se Rusia “është përzier seriozisht në punët e brendshme” të vendit dhe ka bërë prova për t’i penguar qëllimet e autoriteteve të republikës për të hyrë në NATO, bëri të ditur Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG). “Morëm vendim që t’i caktojmë vetë qëllimet tona kryesore dhe u befasuam se sa shumë përzihet Rusia”, vuri në dukje në intervistë Dërmanoviç, duke siguruar se anëtarësimi i shtetit në NATO nuk i është drejtuar askujt, përfshi këtu dhe Rusinë. Në fund të prillit Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë bëri të ditur se Moska e ruan të drejtën e vet për të marrë vendime në mbrojtje të sigurisë së saj kombëtare lidhur me vendimin e Parlamentit të Malit të Zi për aderim në NATO.


Gjatë hetimit të provës për grusht shteti në Turqi janë arrestuar 50 136 veta

BGNES
Në kuadrin e hetimit të madh, i cili filloi pas provës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar, deri tani janë arrestuar gjithsej 50 136 persona të dyshuar, bëri të ditur gazeta “Milliet”, duke u mbështetur te të dhëna të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë nëntë muajve të hetimit janë ndërmarrë veprime gjyqësore kundër 154 694 vetave. Ndër të arrestuarit ka 2 431 gjyqtarë dhe prokurorë, 104 nëpunës të Gjykatës së Kasacionit, 41 nëpunës të Këshillit Shtetëror (Gjykatës së Lartë Administrative), dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, 6 982 persona ushtarakë, ndër të cilët 167 gjeneralë, 8 816 policë, 112 guvernatorë, 32 550 nëpunës shtetërorë dhe civilë.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD