Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga shtypi

Foto: arkiv

Sot ndër temat kryesore në shtyp janë masat e ndërmarra nga qeveria kundër ashtuquajturës “lufte” në rrugët tona, pasi u bë e qartë se Bullgaria renditet në vend të parë në Evropë për nga numri i aksidenteve rrugore dhe për nga viktimat e tyre. “Sega” shkruan: “Borisovi urdhëroi që policët rrugorë përsëri të fshihen në shkurret pranë rrugëve” – kjo ishte një praktikë në të kaluarën me qëllim që ata të kenë mundësi të kapin më lehtë shoferët, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Do të hiqen tabelat paralajmëruese, të cilat tani tregojnë vendet, ku ka kamera për regjistrimin e shpejtësisë –kjo është një nga masat që po diskutohen. Pasi ishin shpallur masat urgjente dhe kontrolli total për pakësimin e viktimave në rrugë, dje kryeministri Bojko Borisov shpjegoi arsyet për të mos paralajmëruar shoferët për këto kamera. “Pse të ketë tabela të tilla? Kështu shoferët dinë ku duhet të kalojnë me shpejtësi të lejuar dhe pastaj e shtypin pedalin e gazit. Pse duhet t’i paralajmërojmë?” – është pyetja e kryeministrit Borisov, e cituar nga “Sega”. “Restaurohet fondi për gjobat e Policisë Rrugore dhe me të ardhurat e tij do të vendosen tabela të reja” – shkruan për të njëjtën temë “Standard”. Fondi “Siguria rrugore”, në të cilën do të mblidhen gjobat, është një nga masat e parashikuara nga shteti për të përballuar situatën e rënde, shkruan e përditshmja. Që nga viti 2013 ky fond nuk punon dhe restarti i tij ishte pjesë e premtimeve parazgjedhore të partisë qeverisëse GERB. “Dëshirojmë që ai në të vërtetë të fillojë punë dhe me të ardhurat të financojmë masa konkrete parandaluese”, shpjegoi kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-it dhe zëvendëskryetari i partisë Cvetan Cvetanov, të cituar nga “Standard”. Kështu vetë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor do ta financojnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe kontrollin më cilësor, shpjegon Cvetanovi.


Përpiloi: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD
Rosen Zheljazkov

Deputetët shkarkuan Rosen Zheljazkov nga posti i Kryetarit të Kuvendit Popullor

Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..

botuar më 24-04-25 12.09.MD