Para ndeshjes bamirëse “All Stars 2017”, në të cilën legjendat e futbollit të zgjedhura nga Luish Figo do të luajnë këtë mbrëmje në Sofje kundër yjeve të zgjedhura nga Dimitër Berbatovi, Presidenti Rumen Radev u dorëzoi dy organizatorëve shenjën e nderit. Figo u dekorua me çmimin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin botëror dhe në ndihmë të zhvillimit të njerëzve të rinj në sferën e arsimit, sportit dhe veprimtarive sociale. Berbatov mori shenjën e nderit për kontributin e tij në sport dhe për ndihmën në zhvillimin e të rinjve në degën e artit, shkencës dhe kulturës në Bullgari. Të ardhurat nga shouja e futbollit do të dhurohen krejtësisht në dobi të kauzave të Fondacionit “Luish Figo”.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..