Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bordi valutor në Bullgari – 20 vjet më vonë, pluset dhe minuset

БНР Новини
Foto: arkiv

Bullgaria është një prej vendeve më ekzotike të Evropës së Bashkuar në drejtim financiar. Që prej 20 vitesh financat publike dhe treguesit makroekonomikë i janë nënshtruar të ashtuquajturit bord valutor, i cili u aplikua me ligj në vend më 1 korrik 1997. Para miratimit të euros një sistem i tillë funksiononte edhe në Estoni. Në Wikipedia është shënuar se ky është një organ për politikë monetare. Sipas sistemit të tij, ka një njësi monetare që është e shkëmbyeshme, pasi ka një kurs të fiksuar valutor ndaj një njësie tjetër monetare. Zakonisht kjo do të thotë se ajo është siguruar me aktive në valutën përkatëse. Standardi i artë është një sistem i ngjashëm, ku vlera e njësisë monetare është fiksuar ndaj një sasie të veçantë ari.

Thënë shkurtimisht, njësia monetare kombëtare bullgare ishte fiksuar së pari ndaj markës gjermane, tani është fiksuar ndaj euros. Aktivet, të cilat i sigurojnë paratë në qarkullim, gjithashtu janë në euro dhe janë me vlerë mbi 23 mlrd euro.

Siç duket, pasi haset kaq rrallë në Evropë, kjo do të thotë se është një vendim i përkohshëm dhe ka qëllim t’u propozojë vendeve në krizë një spirancë sigurie. Pikërisht për këtë kishte nevojë ekonomia bullgare në krizë dhe financat publike në mes të viteve 90, kur falimentuan dhjetëra banka, inflacioni tejkaloi 500 për qind dhe vendi u ngrit para falimentimit të dytë për më pak se dhjetë vjet. Mirëpo, që nga atëherë kaloi mjaftë kohë, situata ndryshoi shumë dhe ekonomia bullgare sot është më e pjekur, më e zhvilluar dhe më e fuqishme. Dhe për këtë një rol të konsiderueshëm ka bordi valutor. Po, ai na jep stabilitet, por në të njëjtën kohë ai na pengon në zhvillimin e reformave më të guximshme dhe radikale dhe në zhvillimin e politikave aktive dhe inkurajuese të bankës qendrore në dobi të biznesit. Në klasën tonë të ndarë politike, si dhe në rrethet e ekspertëve ekonomikë, ka një unitet të plotë – bordi do të mbetet deri në miratimin e euros! Kur do ndodhë kjo? Në kërkim të përgjigjes së kësaj pyetjeje u hasëm me një sërë kundërshtimesh mes faktorëve politikë dhe atyre ekonomikë, të cilët i tejkaluan kufijtë e Bullgarisë.

Autoritetet bullgare janë adhuruesit më të mëdhenj të kalimit nga bordi drejt euros, megjithëse tani për tani askush nga Brukseli dhe nga Banka Evropiane Qendrore nuk i ka ftuar dhe ka pak të ngjarë që kjo të ndodhë së shpejti. Gjithsesi, Sofja zyrtare është e qartë se hyrja e saj në eurozonë nuk është në rendin e ditës të Bashkimit Evropian dhe është e gatshme për ndonjë vendim kompromisi, që të të ftohet të paktën në Mekanizmin Evropian të Shkëmbimit 2 (ERM II). Akoma më tepër se një pjesë e konsiderueshme e bullgarëve nuk shfaqin entuziazëm sa u përket pagave në euro dhe pagimit me euro, duke dyshuar se pas  pranimit të euros çmimet e konsumatorëve do të rriten. Dhe në të vërtetë 45 për qind e bullgarëve janë të mendimit se nuk kemi nevojë për euron. Madje të hyjmë në sallën e pritjes për euron askush nuk mund të na thotë se sa kohë do të kalojë Bullgaria atje. Sipas përvojës së deritanishme mund të bëjmë konkluzionin se kemi nevojë për 7-8 vjet, por kjo ishte gjatë kohës, kur mendohej për zgjerimin dhe thellimin e integrimit të Bashkimin Evropian, derisa sot flitet më shumë për Brexit, skenarë të ndryshme dhe shpejtësi të ndryshme, për bërthamë dhe periferi. Kështu qe ka pak të ngjarë që Sofja të mbetet në sallën e pritjes. E gjithë kjo do të thotë se fati i bordit valutor në Bullgari nuk është kërcënuar në të ardhmen e afërt. Mirëpo, këtu duhet të shënojmë provat e zbehta të ekonomistëve -ekspertë, të cilët përpiqen të na shpjegojnë se spiranca e valutës gjithnjë e më shumë e ndalon dhe e vonon rritjen e PBB-së, gjë që mund të arrihet po të ketë kurs lundrues dhe rezerva të çliruara garantimi në bankën kombëtare. Këta zëra tani për tani nuk mund të fshijnë kujtimet e shumë bullgarëve për katastrofën e tmerrshme ekonomike dhe financiare, që vendi dhe shtetasit e tij përjetuan në mes të viteve 90 të shekullit të kaluar, katastrofë kjo që u përballua pikërisht në saje të bordit valutor. Ata janë të kënaqur për situatën e qetë dhe parashikueshmërisë, që na siguron bordi valutor dhe nuk u besojnë pohimeve se situata do të ishte edhe më e mirë. Sa për euron, nuk ka nevojë urgjente për të, pasi levi bullgar është i këmbyeshëm sipas një kursi të fiksuar këmbimi dhe valuta evropiane madje përdoret për blerje të mëdha në vend.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD