Në raundin e parë të Kampionatit Uimbëlldën bullgari Grigor Dimitrov arriti fitore kundër argjentinasit Diego Shvarcman me rezultate 7:6 (4), 6:2, 6:2. Në raundin e dytë Dimitrovi do të ndeshet me veteranin qipriot Markos Bagdatis. Në raundin e parë të Uimbëlldënit raketa numër një e tenisit të femrave bullgare Cvertana Pironkova mundi italianen Sara Erani me 6:1, 6:4. Rivalja tjetër e bullgares do të jetë danezja Karoline Voznjacki.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..