Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kaliakra – energji në llogari të natyrës dhe të tatimpaguesve

БНР Новини
Foto: bspb.org

I shtrirë 2 kilometra brenda në det kepi Kaliakra i përngjan më tepër një gadishulli të gjatë dhe të ngushtë. Ai ndodhet në bregdetin verior bullgar nja 70 kilometra verilindje të qytetit Varnë. Rezervati i bukur natyror dhe arkeologjik është ndër 100 Objektet Kombëtare Turistike të Bullgarisë. Krahas kësaj Kaliakra ka rëndësi evropiane për ruajtjen e habitateve të rralla dhe të kërcënuara të bimëve, kafshëve dhe zogjve. Kepi i Bukur, nga greqishtja „καλός“ – i bukur и „άκρα“ – kep/kështjellë, është vendi i vetëm ornitologjie në Bullgari, ku janë të ruajtura copëza të stepës së Dobruxhës si dhe masivet më të mëdha shkëmbore të bregdetit bullgar. Këtu, sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve bëjnë foletë e tyre afro 310 lloje shpendësh. 100 prej tyre nevojiten masa speciale për ruajtjen e habitateve në përputhje me Ligjin e Larmisë Biologjike. Në territorin e kepit Kaliakra hasen edhe 40 lloje bimësh endemike, të rralla dhe të kërcënuara. 8 prej tyre janë të kërcënuara ose të rralla për mbarë Evropën. 20 prej këtyre bimëve u përfshin në Librin e Kuq të Bullgarisë, ndërsa 10 janë me statutin e llojeve të kërcënuara nga zhdukja. Prej këtu kalon edhe rruga e dytë të migrimit të zogjve në Evropë – Via Pontica. Çdo vjeshtë tufa të mëdha të shpendëve shtegtarë, duke përfshirë edhe mbretin e shkurtës (Crex crex), i cili është i kërcënuar nga zhdukja në përmasë botërore, zbresin këtu për të pushuar dhe për të ngrënë.

Fotografi: wikimapia.org

Megjithë natyrën unike dhe trashëgiminë e pasur kulturor-historike, vendi u shndërrua në një park të madh plotë turbina të erës. Ky central largoi jo vetëm zogjtë, por edhe turistët. Sipas një studimi përfaqësiv vetëm në Evropë çdo turbinë me erë për vit vret nga 4 deri në 43 shpendë. Mirëpo, kur ndër shpendët e vrarë ka edhe të tillë të kërcënuar, ato shifra, sipas ornitologëve, janë “shumë më të larta.

Fotografi: bspb.orgQë kur filloi të flitet për parkun e centralit me erë në vitin 2003 ne shpjeguam sa e rrezikshme është kjo, sepse shpendët aty fluturojnë më ulët dhe qëndrojnë më gjatë – thekson Irina Mateeva nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. – Vet ndërrimi i drejtimit të bregut gjeografik bëhet shkak, që shpendët të qëndrojnë aty, edhe të kthehen në veri dhe pas kësaj në jug, përderisa do të gjejnë itinerarin e përshtatshëm. Pikërisht aty në vitin 2010 në kushte të këqija meteorologjike vdiq një shkabë kokëbardhë nga popullata e Krimesë, e vrarë nga shpatat e njërës prej turbinave.

Sipas anketimeve në vende të tjera evropiane të ardhurat nga turizmi ulin me afro 40 për qind në rajonet me turbinë të erës. U vendos që ato ndikojnë mbi psikikën dhe shëndetin e njeriut për shkak të rrezatimit elektromagnetik. Për këtë arsye banorët e fshatit të afërt Bëllgarevo protestuan bashkë me organizatat joqeveritare kundër ndërtimit të impianteve elektrike. Mos dëshira e popullsisë vendore dhe qëndrimi negativ i Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, të shoqatave civile dhe të ekspertëve nuk u bënë pengesë investitorët të realizojnë planet e tyre. Kjo i detyroi Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe 12 organizata të tjera dhe shoqata civile nga Koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari” në vitin 2008 të shtrojnë një ankesë në Komisionin Evropian “për arsye të projekteve të mëdha të parqeve me turbina të erës, si dhe të projekteve të shumta (468) për investime, kryesisht për ndërtim, si dhe të krijimit të fushave të golfit” në shkelje të tri direktivave evropiane – për shpendët, për habitatet dhe për vlerësimin e ndikimit mbi ambientin rrethues.

Dimrin e kaluar (mesin e janarit të vitit 2016) gjyqi evropiane doli me vendim, me të cilin vërteton, se Bullgaria shkel legjislacionin evropian për mbrojtjen e natyrës, si  me ndërtimin e turbinave të erës, ashtu edhe me mungesën e masave për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve në ndërtimin e fushës së golfit “Trakijski skali” – vazhdon Irina Mateeva. – Në se vendi nuk do të ndërmarrë masat e domosdoshme për aplikimin e legjislacionit evropian, do të vendosen sanksione financiare. Përveç kësaj, sipas informacionit publik shteti subvencionon prodhimin e energjisë së gjelbër. Tani mosverpimi i qeverisë u sjell dëme më të mëdha shpendëve dhe njerëzve, të cilët banojnë në rajon. Në se do të ketë vendim të dytë gjyqësor atëherë të dëmtuar do të jenë të gjithë tatimpaguesit bullgarë.

Në se flasim për bilanc midis planeve investuese për zhvillim ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës, raporti është në dëm të natyrës. Do të vijë një moment, kur rritja ekonomike ndaj së cilës synojmë, do të asgjësojë natyrën dhe do të kthehet kundër interesave të njerëzve. Më në fund do të paguajmë për energji, nga e cila vuajnë jo vetëm zogjtë, por edhe për këtë, se burimet e kësaj energjie nuk janë në vendin e saktë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD