Sofja përsëri hyn në ritmin e A to JaZZ

Foto: atojazz.bg

Për vit të 7 të radhës, festivali A to Jazz do të prezantoi një program interesant, në të cilin  janë përfshirë disa nga xhaz muzikantët më të mëdhenj botëror, si dhe interpretues elitar bullgar.

Nga data 7 deri më 9 korrik, në skenën e hapur në Parkun Jugor-2 /midis muzeut “Toka dhe Njerëzit” dhe pishina “Spartak”/, publiku do të ketë mundësi të dëgjojë nga 4 koncerte çdo natë.

Ngjarja do të hapet nga Big bendi i Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, nën dirigjimin e Mihaill Josifovit. Trumpetisti është një pjesë dhe nga grupi “Romaneno”, i cili ka pjesëmarrje të njëjtën natë. Të fundit në programin e 7 korrikut janë interpretuesit në stilin e xhazit nga trioja suedeze  Dirty Loops, që interpreton një përzierje me shumë shije  prej pop, klasikë dhe xhaz.

Më 8 korrik janë shfaqjet e formacionit bullgar “Xhazanica” me lider Bobi Petrov, kurse i fundit në program është mbajtësi i dekoratës “Grami” Robërt Gllaspër me projektin e tij ROBERT GLASPER EXPERIMENT, të interpretuar prej muzikantëve të njohur.

Jo më pak emocionuese vizatohet të jetë dhe nata e fundit, kur do të dëgjojmë trion ndërkombëtare në një përbërje Uvira/Bruno/Hafizi, si dhe mbajtësi për katër herë me radhë të dekoratës “Grami”dhe një ekzekutues i shkëlqyer në kontrabas Krisçën Makbrajd dhe grupi i tij New Jawn (CHRISTIAN MCBRIDE'S NEW JAWN).

Për herë të parë sivjet është parashikuar dhe një program për fëmijët – A to Jazz Kids. Më 8 dhe 9 korrik nga ora 10 e 30 minuta, në të njëjtin park, fëmijët do të njihen me instrumentet muzikore dhe do të kenë mundësi dhe të ekzekutojnë bashkë me muzikantët e ardhur si miq.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

print Printo
Më shumë nga rubrika
Dirigjenti i madh Mihaill Angellov

Dirigjenti i madh bullgar Mihaill Angellov vdiq në moshën 85 vjeç

Mihaill Angellov ka qenë drejtor dhe dirigjent kryesor i teatrove operistike të qyteteve Plovdiv, Ruse, Burgas, Bllagoevgrad. Në vitet 1961-1991 ai është emëruar në mënyrë të njëpasnjëshme dirigjent, ndihmës dirigjent dhe dirigjent kryesor të..

botuar më 17-07-18 3.17.MD

Kushtuar Apostullit

Sonte është koncerti festiv, me të cilin në kryeqytet festohet 180 vjetori nga lindja e Apostullit të lirisë Vasill Levski. Në skenën e hapur në parkun e akademisë Ushtarake “Gjeorgji Sava Rakovski” do të tingëllojë një krijim pothuajse i panjohur..

botuar më 17-07-17 2.49.MD

Eroll Rakipov dhe ëndrrat nga distanca

Përpara 30 vjetëve një vibrafonist i ri bullgar ëndërron për në Bërki dhe për shkollën Gari Bërtën. Përpara ditëve të numëruara zbulon  të njëjtin vibrafon në po të njëjtën studio në Radion Kombëtare Bullgare, në të cilën ka bërë incizimin e tij..

botuar më 17-07-14 12.47.MD