Ngjarje me adresë ballkanike

SHBA-ja nuk përkrah ndryshimin e kufijve në Ballkan

Fotografi: BGNES

Zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për çështjet evropianë dhe avroaziatike Hoyt Brian Yee shpjegoi për gazetën greke “Kathimerini” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër secilit ndryshimi apo planeve për ndryshim të kufijve në Ballkan. Sipas Uashingtonit “kufijtë e shteteve ballkanike janë përvijuar qartë, janë pranuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe nuk kontestohen. Ndryshimi i tyre eventual nuk do të ndihmojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”. Prandaj diplomati amerikan bën thirrje që politikanët në Ballkan të jenë më të përmbajtur duke diskutuar këto çështje dhe të përqendrohen mbi reformat politike dhe ekonomike, të cilat janë të domosdoshme për integrimin evropian të shteteve të tyre.


Erdoganit nuk i vjen keq për krahasimin e Merkelit me nazistët

Fotografi: BTA

Presidenti turk Rexhep Erdogan përsëri kritikoi ashpërisht Gjermaninë për refuzimin e saj të lejojë takime me bashkatdhetarët e tij atje. Në një intervistë për kanalin televiziv France 24, një ditë para takimit të tij zyrtar me kancelaren gjermane Angela Markel dhe dy ditë para samitit të G-20-ës në Hamburg, ai shpalli se nuk i vjen keq fare atij për komentet e mëparshme, në të cilat krahasoi lideren gjermane dhe qeverinë e saj me nazistët. Erdogani ka parasysh jo vetëm refuzimet e pushteteve gjermane që t’i ofrojnë atij salla të mëdha për mitingjet e “gastarbeiter”-ëve, por edhe ato në kohën e fushatës për referendumin për ndryshimin e kushtetutës gjatë prillit, kur ministrat turkë nuk morën lejim për agjitacion në Gjermani. Para „Die Zeit“-it Presidenti i Turqisë komentoi se Gjermania vras veten duke mos lejuar organizimin e këtyre takimeve me bashkëatdhetarëve të tij në territorin e saj.


Qeveria maqedonase shpalli Plan aksional 3-6-9

Fotografi: BGNES

Krtyeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shpalli në një konferencë shtypi në Shkup se qeveria e tij ka përpunuar “Planin 3-6-9” për kapërcimin e ngecjes në integrimet europiane të shtetit. Emri i planit vjen nga masat dhe veprimet, të cilat duhen ndërmarrë gjatë 3-6-9 muajve të ardhshme. Sipas planit gjatë tetorit qeveria duhet të arrijë rezultatet e para, deri në dhjetor të plotësohen kriteret e Komisionit Evropian për Maqedoninë dhe gjatë pranverës së vitit të ardhshëm Shkupi të marrë datë konkrete për fillimin e negociatave me BE. Qëllimet kryesore të qeverisë së re maqedonase janë reformat në drejtësi dhe në media, parlamenti demokratik, luftimi i korrupsionit, reformat në administratën shtetërore dhe në legjislacionin zgjedhor, bashkëpunimi me Presidentin – shpjegoi Zaevi.


Hashim Thaçi pret një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë

Fotografi: BGNES

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shpalli se po pret se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të përfundojë shpejt me arritjen e një marrëveshjeje historike  në mes të dy shteteve. Në një intervistë për ABC presidenti bëri thirrje që të gjitha subjektet politike në Kosovë të përkrahin procesin e dialogut. Sipas Thaçit ka ardhur koha për fillimin e një etape të re të dialogut në nivel të lartë politik, e cila do të çojë deri tek normalizimi i plot i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë – diçka, e cila sipas fjalëve të tij është në interes të të gjithëve që jetojnë në regjion.


Serbia është e para ndër shtetet sllave për nga numri i armëve të regjistruara

Fotografi: balkans.aljazeera.net

“Blic” informoi se Serbia ndodhet në vend të parë ndër shtetet sllave për nga numri i armëve të regjistruar, kurse në Evropë është në vend të tretë. 37 nga 100 veta në Serbi kanë armë të regjistruar në përputhje me ligjet. Në Maqedoni armë të regjistruar kanë 24,1% të shtetasve, në Malin e Zi – 23,1%, në Kroaci – 21,7%, në Bosnjë e Hercegovinë – 17,3%, në Republikën Çeke – 16,3%, në Slloveni – 13,5%, në Rusi – 8,9%, në Sllovaki – 8,3%, në Bjellorusi – 7,3%, në Ukrainë – 6,6%, në Bullgari – 6,2% dhe në Poloni – 1,3%.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

print Printo
Më shumë nga rubrika

Dita e pavarësisë bullgare – dje dhe sot

Vite me radhë në Bullgari e quanin 22 shtatorin “Festë Mbretërore”. Kjo për arsye, se në këtë datë në vitin 1908 princi i atëhershëm Ferdinand lexoi Manifestin historik drejtuar popullit. Me të shteti zyrtarisht hidhte poshtë varësinë prej vasali..

botuar më 17-09-22 9.10.PD

Ngjarje me adresë ballkanike

Itinerari i ri ballkanik i migrantëve përmes Bullgarisë dhe Rumanisë Migrantët, të cilët dëshirojnë të arrijnë tek Evropa Perëndimore tashmë përdorin itinerar të ri ballkanik – përmes Bullgarisë dhe Rumanisë. Këtë e tha Ministri Mbrojtjes..

botuar më 17-09-21 2.48.MD

Konkursi “Bashkia Ekologjike” për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të lëndëve të para në Bullgari

Vitet e fundit shumë bashki bullgare shënojnë përparim në fushat e menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, lëvizshmërisë dhe efikasitetit energjetik të ndërtesave. Për arritjen e rezultateve të mira ndihmon konkursi “Bashkia Ekologjike”...

botuar më 17-09-20 1.59.MD