Bullgaria do të ketë 3 pjesëmarrëse në ndeshjet finale të Kampionatit Evropian të boksit për vajza / deri më18 vjeç/ dhe këto janë Emi-Mari Todorova /48 kilogramë/, Gorjana Stoeva /51 kg./ dhe Asllëhan Mehmedova /64 kg./. Sensacionin e madh dje e ofroi Gorjana Stoeva, e cila mposhti kampionen evropiane nga “Turqia 2016” Indira Shudabaeva nga Rusia. Finalet tek vajzat do të zhvillohen ditën e shtunë nga ora 18 në sallën “Sofja” në kryeqytet.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..