Përgatitja e Traktatit për fqinjësi me Maqedoninë po përparon, pavarësisht nga konfliktet

Moment nga bisedimet midis Ekaterina Zaharievës dhe Nikolla Dimitrov, të zhvilluara më 20 qershor 2017.
Foto: BGNES

Pasi kohët e fundit, kryeministrat e Bullgarisë dhe të Maqedonisë Bojko Borisov dhe Zoran Zaev u morën vesh në Sofje që marrëveshja e shumëpritur për fqinjësi të mirë midis të dyja shteteve fqinje të nënshkruhet më 2 gusht, ditën e shtunë dhe të diel, përsëri në Sofje ministrat e jashtëm Ekaterina Zaharieva dhe Nikolla Dimitrov zhvilluan konsultime mbi projektin. Në një njoftim të shkurtër ministria e jashtme bullgare shpalli se, në bisedimet në një frymë konstruktive është arritur një bazë për kompromis dhe një hap tjetër drejt përmbylljes së dokumentit është zhvillimi i konsultimeve të brendshme dhe të procedurave të koordinuara. Zhvillimet e fundit rreth temës lenë përshtypjen, se përgatitja për firmosje të marrëveshjes po përparon, pavarësisht nga kundër vëniet në lidhje me të në të dyja vendet. Nga vet njoftimi zyrtar mund të gjykohet, se pavarësisht nga toni optimist i bisedimeve në nivel kryeministrash, deri tek konsultimet e zhvilluara gjatë kësaj fundjave bazë për kompromis faktikisht nuk ka pasur. Bazat për konsultime ministrore pas bisedimeve të kryeministrave dhe shkaqet, në bazë të të cilëve përpara tyre bazë për kompromis nuk ka pasur, zyrtarisht nuk saktësohen, por për to mund të gjykojmë në mënyrë të tërthortë në bazë të disa ngjarjeve nga ditët e fundit.

Përpara komisionit parlamentar mbi politikën e jashtme gjatë javës së kaluar, ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva mohoi të ketë një informacion zyrtar , se nënshkrimi i traktatit për fqinjësi-anulohet. Informacione të tilla jozyrtare kishte në mediet maqedonase, rreth kritikave të rrepta të opozitës ndaj kryeministrit Zaev, se lidh marrëveshje sekrete me Sofjen, duke pranuar kushte të panjohura të diktuar prej saj. Vetëm 1 ditë përpara konsultimeve gjatë fundjavës, në parlament ministri i jashtëm deklaroi po kështu, se më shumë kompromise nga ato të bëra deri tani sa i përket njohjes së gjuhës maqedonase nga Bullgaria, nuk do të bëhen më. Dhe dha të kuptohet se, traktati për fqinjësi do të firmoset “në gjuhët zyrtare” në kushtetutat e të dyja vendeve, një formulë të cilën mbi këtë problem Sofja e ndjek në marrëveshjet e veta me Shkupin akoma nga njohja e pavarësisë së Maqedonisë. Zaharieva deklaroi akoma se, një nga “vijat e kuqe” gjatë nënshkrimit të traktatit për fqinjësi më 2 gusht do të jetë Maqedonia të heq dorë nga pretendimet e veta për njohjen e pakicës në Bullgari.

Mbase ” baza për kompromis” e arritur në konsultimet midis Sofjes dhe Shkupit ditën e shtunë e të diel është lidhur pikërisht me këto çështje. Të bëhen parashikime të mëtejshme nuk ka kuptim, duke pasur parasysh fshehtësinë e bisedimeve të zhvilluara, që shkaktoi reagime negative jo vetëm në Shkup por dhe në Sofje. Në Sofje në lidhje me këtë shpërthyen debate midis partisë drejtuese GERB dhe Partisë Socialiste në opozitë. Sipas socialistëve, me nënshkrimin e dokumentit nuk duhet të nxitohet, sepse projekti i krijimit të kombit maqedonas, gjuhës dhe shtetit është ndërtuar mbi bazën kundra bullgare. Por, sipas drejtuesve, nuk ka asnjëfarë përshpejtimi, sepse traktati për fqinjësi po përgatitet prej shumë vjetëve e këtej, kurse në këtë moment vendi bullgar thjesht dëshiron të shfrytëzojë qëndrimin e qeverisë së re maqedonase të normalizojë atë që është investuar në marrëdhëniet bilaterale gjatë drejtimit të mëparshëm në Shkup. Si rezultat nga konsultimet e fundit nuk ka ndryshim dhe në datën e shpallur paraprakisht për nënshkrimin e marrëveshjes -2 gusht, kur të dyja vendet festojnë veçmas përvjetorin nga kryengritja historike e Ilindenit. Nga kjo mund të bëjmë konkluzionin, se ndryshim nuk ka dhe në synimet për festime të përbashkëta të personaliteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme nga historia e përbashkët të të dyja vendeve. Gjatë vizitës të përpara pak koheshe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev në Sofje, homologu i tij bullgar Bojko Borisov dha të kuptohet se, nuk është fare e spastruar rruga drejt festimeve të përbashkëta, dhe përpara nënshkrimit të traktatit duhet të saktësohet se çfarë akoma nënkuptohet nën “Histori e Përbashkët”

Mbase pas konsultimeve të fundit midis Sofjes dhe Shkupit, më pas se 1 muaj përpara nënshkrimit të Traktatit për fqinjësi, në lidhje me të po vazhdon të ketë çështje të hapura. Mbase, pikërisht ato do të jenë objekt “të konsultimeve të ardhshme dhe të procedurave të koordinuara të brendshme” siç thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së jashtme në Sofje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Martin Minkov: Pavarësisht nga marrëveshja e arritur për emrin e Maqedonisë, regjioni mbetet problematik

Lajmi ballkanik i javës – marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit grek dhe homologut të tij maqedonas për emrin e Maqedonisë, sikur përsëri e rriti tensionin në gadishull. Hapi përpara në lidhje me kontestin e emrit dhe varianti i miratuar..

botuar më 18-06-15 5.05.MD
Biser Petkov

Për dorëheqjen e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale dhe pyetjet që ajo provokon

Më 11 qershor në fund të ditës së punës u njoftua se Kryeministri Bojko Borisov e ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov. Si shkak për dorëheqjen z. Petkov ka shënuar pamundësinë për ta përballuar tensionin e..

botuar më 18-06-12 3.35.MD
Ata të cilët e nënshkruan deklaratën përfundimtare në Varshavë ripohuan edhe përkrahjen e shteteve të tyre për doktrinën e NATO-së për Rusinë.

Vallë, a bën kthesë Bullgaria në Lindje

Në fund të muajit maj sociologu nga “Galllëp Interneshënëll” Përvan Seimeonov komentoi para Radios Kombëtare Bullgare, se “gjatë disa muajve të fundit Bullgaria bën një kthesë të dukshme në Lindje”. Si shenje për këtë zoti Simeonov tregoi pozitën..

botuar më 18-06-11 1.28.MD