Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëtitje e freskët në shpellat e malit Stara Pllanina afër qytetit Vraca

БНР Новини

I njohur si vendi i vdekjes i poetit dhe revolucionarit të madh Hristo Botev mali Stara Pllanina në rajonin e qytetit Vraca lëvdohet me pyjet e veta shekullore dhe llojet e rralla të bimëve. Qyteti Vraca ndodhet në pjesën perëndimore të malit dhe gjatë pranverës dhe verës ky rajon (i njohur me emrin Vraçanski Ballkan) është tepër tërheqës.

Снимка

Kur turisti ngjitet nëpër shtigjet e pjerrëta, pas shpinës së tij mbeten bukuritë e Bullgarisë, të cilat shikohen si në pëllëmbë. Pavarësisht sa e gjatë është ngjitja , njerëzit lehtësisht arrijnë qëllimin e udhëtimit të tyre, sepse gjatë tërë itinerarit lodhja ia lë vendin kënaqësisë prej tablove piktoreske dhe shijes së luleshtrydheve dhe frutave të tjera pyjore. Këtu vapa kurrë nuk mund të jetë e padurueshme për shkak të hijeve të arrave dhe drurëve të tjerë. Përveç kësaj turisti gjithmonë mund të strehohet në hapësirën e freskët të ndonjë shpelle.

Снимка

Në territorin e Parkut natyror “Vraçanski Ballkan” ka më se 500 shpella dhe  humnera – tregoi ciceroni ynë Julian Tananov - Kjo është për shkak të karakterit karsik të malit, i cili është formuar krejtësisht prej shkëmbinjve sedimentarë. Ata janë kryesisht sedimente të gëlqerorëve të epokave të ndryshme gjeologjike dhe ranorë. Shtresat e ndryshme tokësore mund të shihen më qartë në rajonin e stacionit hekurudhor Lakatnik.

Снимка

Ndër shpellat më të njohura në territorin e kësaj pjese të malit është shpella Ledenika – perla e parkut natyror. Këtu mund të shihen tri formacionet kryesore shpellore – stalaktite, stalagmite dhe stalaktone. Gjatë dimrit temperaturat në dy sallat e para të shpellës ulen deri më -15-16 gradë. Atëherë uji që pikon ngrin dhe formon figura të çuditshme të akullta, të cilat ia japin emrin e shpellës - Ledenika (Леденика) vjen nga fjala лед – “akull”). 

Снимка

Shpella është me gjatësi 300 metra dhe ka dhjetë salla. Para se ajo të hapet zyrtarisht për vizitues në vitn 1961, barinjtë nga vendbanimet më të afërta e kanë përdorur për të mbajtur në vend të ftohtë qumështin e  deleve. Në vitin 1962 ajo është shpallur për kuriozitet natyror. Madhështore dhe unike, shpella provokon imafjinatën e njeriut me formimet shkëmbore përrallore, të krijuara nga uji. Shumë prej tyre kanë emra: “Krokodili”, “Koka e Gjigantit” “Skifteri”, “Babadimri”, “Shtëpia e Gogolit”. Në sallën e parë “Paradhomë” ka një kolonë të madhe me diametër afërsisht 21 metra. Pastaj kalojmë  përmes “Sallës së Vogël”, korridorit “Komata” dhe arrijmë deri tek “Salla e Koncerteve”, ku veprat muzikore tingëllojnë në mënyrë hyjnore. Pas saj ndodhet ashtuquajtura “Salla e Bardhë” me shkëmbinjtë “Gjuha e Vjehrrës”, “Gruaja e Gjigantit”, “Elefanti”, “Vajza që lahet”. Emrin magnetik “Qielli i shtatë” e mban pika më e lartë e shpellës – atje mund të hyjnë vetëm turistët me më shumë përvojë.

Снимка

Në Rajonin e fshatit Gorni Ozirovo  ndodhet humnera më e thellë në Bullgari – “Barkite 14” – vazhdoi Julian Tananov. Denivelimi nga hyrja deri në pikën më të ulët të shpellës është 354 metra. Ajo është shumë interesante, mirëpo atje mund të hyjnë vetëm speleologë me pajisje të posaçme. Një nga shpellat më të gjata në Bullgari – “Vrima e errët” ndodhet në rajonin e stacionit hekurudhor Lakatnik. Njerëzit, të cilët pëlqejnë përjetimet ekstreme mund të gjejnë ciceron për të në Qendrën e Parkut Natyror “Vraçanski Ballkan”.

Снимка

Të gjithë speleologët nga Sofja trajnohen pikërisht në “Vrimën e errët”. Galeritë e saj janë me gjatësi të përbashkët 2750 metra dhe ndodhen në 4 kate. Në pjesën më të poshtme ka një lumë, ujërat e së cilës kanë formuar galeri të dyfishta, liqene, ujëvara.

Снимка

Ndër shpellat më interesante në parkun “Vraçanski Ballkan” ndodhet “Vrima e Dragoit” – tha Julian Tananov. – Kjo është një humnerë 70 metrash me dy liqene në fundin e saj. Natyra atje ka formuar figura karsti, të cilat u ngjajnë zambakëve të ujit. Afër fshatit Çellopek dhe Manastirit “Çerepishki” ndodhet shpella “Vrima e Gjyshit. Bëhet fjalë për një shpellë plot me dendrite – këto janë formime dytësore, që duken si topa, të cilat formohen nga spërkatja e ujit plot me karbonat kalciumi. Këto topa mbulojnë muret dhe formimet e tjera brenda shpellës. Format janë shumë interesante dhe në të vërtetë duhet të shihen. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Darina Grigorova, parkledenika.org dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD