Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

BE-ja pohon perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri italian Paolo Gentiloni në kohën e samitit. / Fotografi: BGNES

Në Trieste të Italisë, në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel shpalli se Bashkimi Evropian duhet ta afrojë regjionin “Ngadaltë, mirëpo në një mënyrë të sigurt” ndaj anëtarësisë në BE. Sipas fjalëve të Merkelit “stabiliteti politik i regjionit do të thotë stabilitet politik edhe për Bashkimin Evropian”. Analogjike është pozita e kancelarit austriak Kristian Kern, i cili tha se Ballkani Perëndimor “nuk është oborri pas shtëpisë, mirëpo është dhoma e ndjenjies e Evropës” dhe duke folur për përballimin e situatës së migrantëve, shtetet e rajonit japin shembuj të mirë.


Banka Evropiane e Investimeve do të investojë akoma 3,5 mlrd. euro në Ballkanin Perëndimor

Fotografi: rs.n1info.com

Banka Evropiane e Investimeve (BEI) parashikon të sigurojë 3,5 mlrd. euro suplementare për projekte infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor gjatë tri viteve të ardhshme. Pothuaj gjysma prej tyre do të investohen në Serbi. Këtë shpallje e bëri për agjencinë “Tanjug” udhëheqësja e Kancelarisë së BEI-së për Ballkanin Perëndimor Dubravka Negre. Mjetet financiare do të përdoren kryesisht për projekte  të lidhura me infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.


Greqia kritikoi Gjermaninë për shkak të Maqedonisë

Michael Rot / Fotografi: BGNES

Në lidhje me komentet e Sekretarit Shtetëror Gjerman për çështjet evropiane Michael Rot pas bisedimeve të tij në Shkup me ministrin maqedonas të punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, Ministria greke e Punëve të Jashtme i drejtoi thirrje politikanit gjerman që “të jetë më i vëmendshëm kur viziton shtetet ballkanike”, duke evituar dhënien e mësimeve në fushën e historisë dhe duke respektuar më shumë ndjeshmërinë e partnerëve të tij evropianë. Arsyeja për këtë reagim ishte pohimi i Michael Rot-it se askush jashtë Maqedonisë dhe Greqisë nuk e kupton kontestimin e emrit të Maqedonisë, “i cili është absurd” dhe se “duhet t’ua lëmë historinë historianëve dhe të ecim përpara ndaj së ardhmes sonë evropiane”.


Opozita maqedonase kërkon debate parlamentare për Traktatin e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë

Fotografi: arkiv

Deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE të premten do të kërkojnë nga qeveria diskutime parlamentare të informacioneve për Traktatin e Fqinjësisë së Mirë në mes të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sipas këtij formacioni opozitar Traktati duhet të nënshkruhet vetëm me kusht se ai nuk do të shkelë interesat shtetërore të Maqedonisë.


Erdogani shpalli se Turqia s’ka nevojë për BE-në

Fotografi: BGNES

Ankaraja do të nxjerrë një psherëtimë lehtësimi, në se BE-ja do të vendosë të heqë dorë nga pranimi i Turqisë, tha Presidenti Rexhep Erdogan në një intervistë për BBC. Sipas tij shumica e qytetarëve të Turqisë nuk dëshirojnë aderimin e shtetit në BE dhe mendojnë se Bashkimi nuk ka një qëndrim të sinqertë ndaj saj. Në të njëjtën kohë Erdogani tha se tani për tani Turqia do të vazhdojë të mbajë lidhje të ngushta me BE-në dhe do të ndjekë zhvillimin e marrëdhënieve.  Marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë u keqësuan pas tentativës për grusht shteti dhe kritikave vijuese nga ana e Bashkimit ndaj masave të represionit të ndërmarra nga Ankaraja. Gjatë 12 muajve të fundit në shtet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, më se 50 mijë veta janë arrestuar dhe 140 mijë veta humbën vendet e tyre të punës për shkak të dyshimeve se janë lidhur me klerikun islamik Fethullah Gylen, i cili jeton në ShBA. 

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD