Ngjarje me adresë ballkanike

Erdogani përsëri shpalli se është pro dënimit me vdekje

Снимка

Në lidhje me përvjetorin  e pare të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar Presidentin i Turqisë Rexhep Erdogan përsëri premtoi rikthimin e dënimit me vdekje. Para njerëzve të mbledhur për miting në urën përmes Bosforit, e cila pas natës së grusht shtetit të dështuar të verës së kaluar e mban emrin “Dëshmorët e 15 korrikut”, kreu i shtetit premtoi se në qoftë se Parlamenti e miraton rikthimin e dënimeve me vdekje, ai do ta pranojë atë. Më vonë në një fjalim para Parlamentit Erdogani tha se beson në vullnetin e mirë të organit legjislativ për një hapë të tillë. Për një vit pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të arrestuarit janë 50 000 veta, kurse ata që humbën punë me akuza për përkrahjen e puçistëve janë 150 000 nëpunës shtetërorë.


Juncker: BE ende e ka dorën e shtrirë për Turqinë

Снимка

Një ditë pasi Presidenti Erdogan premtoi rikthimin e dënimit me vdekje, kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bëri thirrje për respektimin e vlerave demokratike në Turqi dhe shprehi dëshirën e vet se Turqia do të aderohet në BE. Kthimi i dënimit me vdekje është cilësuar nga BE-ja si vija e kuqe, kalimi i së cilës mund ta mbyllë portën për aderimin e Turqisë në Bashkim.


Vetëm 13% të grekëve i kanë besuar qeverisë në vitin 2016

Снимка

Sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në vitin 2016 vetëm 13% prej grekëve i kanë besuar qeverisë së tyre, derisa në vitin 2014 numri i këtyre njerëzve ka qenë 19%. Kështu Greqia, bashkë me Kilin, Finlandën dhe Slloveninë renditet ndër anëtaret e Organizatës me rënie më të madhe të besimit të qytetarëve në qeveritarët e tyre. Në Greqi më shumë i besojnë qytetarët policisë – 69% dhe të gjitha sektorët e jetës publike renditen pas saj.


Nikolla Gruevski ka frikë për jetën e tij, kërkon 20 rojtarë

Снимка

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme sigurimin e 20 rojtarëve, në vend të 6-ëve që i kishte deri tani. Shkaku për kërkesën e tij është fakti se pothuaj dhjetë vjet  ka qenë lider në kohëra shumë të turbullta, përveç kësaj – deputet dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare. Sipas amendamenteve legjislative të vitit 2013 lideri i VMRO-DPMNE-së ka të drejtën që për sigurinë e tij të kujdesen 6 persona. Sipas të dhënave jozyrtare gjatë kohës së qeverisjes së tij ai ka pasur 78 rojtarë.


49 shtetas serbë i janë bashkuar Shtetit Islamik

Снимка

Ministri i brendshëm i Serbisë Neboisha Stefanoviç tha para kanalit televiziv të Beogradit “Pink” se 49 shtetas serbë kanë ikur për të luftuar në radhët e organizatës terroriste ISIS. “Disa prej tyre kanë vdekur, të tjerët akoma janë atje. Nuk janë aq shumë njerëz, siç në shtete të tjera, mirëpo pavarësisht nga kjo, raste të tilla gjithmonë provokojnë shqetësime dhe shkëmbimi i domosdoshëm dhe në kohën e duhur të informacionit, është mënyra e vetme për të mbrojtur”, Komentoi Stefanoviç.


Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare të jogës

Për vit të katërt të radhës bota shënon Ditën Ndërkombëtare të jogës. Në fund të vitit 2014, në bazë të propozimit të Kryeministrit të Indisë Shri Narendra Modi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përcakton datën 21 qershor (ditën e solsticit të..

botuar më 18-06-21 2.01.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Parlamenti i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen me Greqinë Me 69 vota “pro” dhe pa pjesëmarrjen e opozitës parlamenti i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen me Greqinë, e cila do të ndihmojë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin e..

botuar më 18-06-21 1.13.MD

Aleksandër Aleksandrov: “Ne kozmonautët jemi më të ndryshëm nga të tjerët”

Akademia Bullgare e Shkencave shënon përvjetorin e 30-të të fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov me një ekspozitë me aparate origjinale, me të cilat u zhvilluan eksperimentet në Stacionin Orbital “Mir”, skafandrin dhe..

botuar më 18-06-20 1.45.MD