Zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva u takua në Bruksel me ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë Peter Sijarto. Të dy ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për bashkëpunim më të thelluar në fushën e energjetikës dhe ekonomisë, si dh perspektivat para Ballkanit Perëndimor. Këtë e njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme. Zonja Zaharieva dhe zoti Sijarto theksuan domosdoshmërinë të shpejtohet puna mbi projektet regjionale energjetike me qëllim të lehtësohet diversifikimi jo vetëm i itinerareve, por edhe i burimeve. Komisioni Evropian tashmë përkrahu nismën bullgare për qendrën ndarëse “Ballkan” e cila të kontribuojë për krijimin e një tregu konkurrues dhe të liberalizuar të gazit. Zëvendës kryeministrja Zaharieva theksoi planet për ndërtimin e lidhjeve interkonektori dhe terminale për gaz të lëngshëm në rajon.
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..