Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri janë detyrat kryesore të grupit të dytë të përhershëm anijesh të NATO-së

Foto: Agjencia Telegrafike Bullgare

Tri janë detyrat kryesore, të cilat i zbaton grupi i dytë i përhershëm anijesh të NATO-së, tha në një brifing të komanduesve të anijeve të huaja pjesëmarrëse në Stërvitjen Kombëtare me pjesëmarrje ndërkombëtare “Briz 2017”, komandanti i grupit komodor Xhejms Morli. Ai shpjegoi, se detyra kryesore e grupit është të ruajë një shkallë të lartë të gatishmërisë luftarake për kundërvënie të të gjitha kërcënimeve ose krizave humanitare. Detyra e dytë e grupit është luftimi i fluksit të migrantëve. Tani anije të grupit, bashkë me Turqinë dhe Greqinë, plotësojnë një detyrë të tillë në Detin Egje. Detyra e tretë e anijeve të grupit është vizita të porteve të ndryshme për përkrahje të shteteve anëtare të NATO-së dhe vendeve partnere.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një këshill do të koordinojë politikat për bullgarët jashtë vendit

Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..

botuar më 24-04-24 1.31.MD

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD