Ministri bullgar i turizmit dhe ambasadori rus në Bullgari vizituan kampe pushimore fëmijësh në bregdetin verior bullgar

Foto: bg.wikipedia.org

Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova dhe ambasadori i Rusisë në Bullgari Anatolij Makarov vizituan dy kampe pushimore fëmijësh në bregdetin verior, ku kalojnë pushimet kryesisht të rinj nga Rusia. Ministrja rikujtoi, se bregdeti bullgar ofron kushte shumë të mira për pushimin e grupeve të fëmijëve rusë. Përafërsisht 3-4 mijë fëmijë, kryesisht nga Rusia dhe Ukraina, gjatë verës pushojnë në kampin “Albatros”. Këtë e njoftuan nga Ministria e Turizmit. Ambasadori Makarov përgëzoi Bullgarinë për kushtet e mira dhe organizimin e mirë të kampeve pushimore të fëmijëve. Ai theksoi, se gjithnjë e më shumë turistë rusë preferojnë Bullgarinë si një vend për pushim dhe udhëtim. Po rritet edhe numri i fëmijëve dhe të rinjve, të cilët vijnë për pushime të organizuara në vendin tonë, shtoi diplomati. Në rrethim u përfshi edhe kryekonsulli i Federatës Ruse në qytetin Varnë Sergej Lukjançuk.

print Printo
Më shumë nga rubrika
Zonjat Bërnabiç dhe Zaharieva

Serbia iu shpreson ndihmës së Bullgarisë në negociatat për aderim në BE-në

Në një takim në Beograd kryeministrja serbe Ana Bërnabiç i falënderoi zëvendës kryeministres bullgare dhe ministre të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva për përpjekjet e Bullgarisë, që BE-ja të mbetet e hapur për zgjerim në drejtim të Ballkanit..

botuar më 17-07-25 5.29.MD

Aksident i rëndë me një mikrobus bullgar në Hungari

Tre veta vdiqën si rezultat të një aksidenti në një autostradë në pjesën lindore të Hungarisë, njoftoi gazeta hungareze Hungary Today, cituar nga Televizioni i Ri. Një zëdhënës i policisë vendore saktësoi, se incidenti ishte midis një mikrobusi me..

botuar më 17-07-25 5.12.MD

Lidhja midis sistemeve të gazit të Greqisë dhe Bullgarisë është ndër prioritetet më të rëndësishme të vendit

Krijimi i lidhjes midis sistemeve të gazit të Greqisë dhe Bullgarisë është ndër prioritetet e qeverisë bullgare në fushën energjetike. Ajo ka rol kyçe për pasurimin e burimeve dhe traseve për furnizimin e gazit natyror jo vetëm për vendin tonë, por për..

botuar më 17-07-25 4.20.MD