Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti i madh bullgar Mihaill Angellov vdiq në moshën 85 vjeç

Ai është një nga themeluesit e Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”

Dirigjenti i madh Mihaill Angellov
Foto: operasofia.bg

Mihaill Angellov ka qenë drejtor dhe dirigjent kryesor i teatrove operistike të qyteteve Plovdiv, Ruse, Burgas, Bllagoevgrad. Në vitet 1961-1991 ai është emëruar në mënyrë të njëpasnjëshme dirigjent, ndihmës dirigjent dhe dirigjent kryesor të Teatrit Operistik të Sofjes. Që nga viti 2005 ishte dirigjent kryesor i Teatrit Muzikor “Stefan Makedonski”.

Nxënësit e Maestro Angelovit janë këngëtarë të famshëm si Gena Dimitrova, Neli Bozhkova, Valeri Popova, Aleksandrina Pendaçanska, Stojan Popov, Ivan konsullov, Bojko Cvetanov dhe Cvetan Mihajllov. I biri i tij Ljudmill Angellov është pianist me famë botërore, pedagog dhe organizues i ngjarjeve prestigjioze muzikore.

Repertori i Maestros Angellov përmban 39 vepra, 17 prej të cilave ai për herë të parë i prezantoi në skenën bullgare.

Për 55 vitet e veprimtarisë së tij krijuese Maestro Angellovi ka pasur më se 2 500 pjesëmarrje në shfaqje operistike dhe të baletit, koncerte korale, simfonike dhe prezantime të veprave korale. Është mbajtës i dekoratës së lartë “Kirill dhe Metodij” për arritje në fushën e kulturës në Bullgari.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD