Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zaharieva: Traktati mes Bullgarisë dhe Maqedonisë hap një faqe të re bashkëpunimi

Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva
Foto: btvnovinite.bg

Traktati i Fqinjësisë së Mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është një faqe e rëndësishme e re në marrëdhëniet dypalëshe, mirëpo pas nënshkrimit të tij do të kemi shumë punë për të kryer. Këtë e tha në një intervistë televizive Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva.

Ajo nënvizoi se qeveria e përdor si bazë për nënshkrimin e Traktatit deklaratën e vitit 1999. Zaharieva komentoi se puna mbi këtë dokument ka vazhduar disa vjet. “Nuk mendojmë të negociojmë më, ky është Traktati, të cilin qeveria bullgare do ta nënshkruajë, shpresoj se ai do të marrë përkrahjen e Kuvendit”.

Në lidhje me shtetasit bullgarë, për të cilët është lëshuar ndalim për hyrje në territorin e Turqisë “organet kompetente bullgare kanë kërkuar më shumë informacion për këta 77 persona”, shpjegoi Ministrja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria është e gatshme të reagojë në rast të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme

Në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe qeveria janë në koordinim të vazhdueshëm me departamentet përkatëse dhe shërbimet e sigurisë dhe po e monitorojnë situatën. Ka gatishmëri për evakuimin e shtetasve..

botuar më 24-04-19 10.01.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD