Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konfederata e Sindikatave të Pavarura: Debati për luftimin e varfërisë është kryesor për shoqërinë tonë

Foto: arkiv

Kostoja e jetës në Bullgari është duke u rritur  gjatë dy muajve të fundit dhe në të njëjtën kohë varfëria e shumë bullgarëve po thellohet. Këtë e tregojnë të dhënat e njërës nga sindikatat më të mëdha bullgare “Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari” (KSPB). Raporti i prezantuar nga ajo është bërë në bazë të analizës së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe të të ardhurave të njerëzve te ne.

„Aktualisht tema numër një për shoqërinë tonë janë të ardhurat dhe mundësitë për rritjen e tyre në të gjitha mënyrat e mundshme” – tha pas takimit të tij me Kryeministrin Bojko Borisov lideri sindikal Pllamen Dimitrov. Tema e dytë për nga rëndësia është domosdoshmëria për stimulim suplementar për arsimim dhe kualifikim të bullgarëve, të cilët punojnë. Specialistët e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura prezantuan një studim të huaj mbi prodhueshmërinë e punës në Evropë dhe sipas tij shteti ynë ndodhet në një nga vendet e para për nga prodhueshmëria . Në fund të këtij klasifikimi ndodhen Britania e Madhe, Finlanda dhe Danimarka. Mirëpo të punësuarit atje kanë të ardhura shumë herë më të larta krahas kësaj të cilën e prodhojnë. Bëhet e qartë se ekonomitë në zhvillim nga Evropa Lindore janë motorët e rritjes ekonomike të BE-së. Tek ne kjo është për llogari të punëtorëve – nënvizojnë sindikalistët dhe shpjegojnë se për çdo një lev vlerë të shtuar punonjësi bullgar merr suplementarisht vetëm 22 qindarka (rreth 10 centë). Kjo është e vlefshme siç për sektorin e bujqësisë, kështu edhe për industrinë dhe shërbimet. Raporti i padrejtë mes punës dhe të ardhurave në BE është më i madh në Bullgari, Poloni dhe Rumani, tregojnë të dhënat statistikore.

Analizat për çmimet dhe koston e jetës në Bullgari i prezantoi Violeta Ivanova nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari:

Rezultatet tregojnë se kostoja e jetës e një familjeje me katër familjarë arrin shumën 2287 leva (rreth 1100 euro). Bëhet fjalë për dy prindër me dy fëmijë dhe këto mjete mbulojnë shpenzimet për ushqim, shkollë, shëndetësi, banesë dhe pushime. Kjo vlerë është llogaritur në bazë të standardeve të mesme për shtet. Kjo do të thotë se secili prej prindërve duhet të marrë jo më pak se 1143 leva dhe kështu ai do të kompensojë edhe shpenzimet e anëtarëve të familjes që nuk mund të punojnë.”

Më shumë para bullgari harxhon për ushqim dhe për shpenzime komunale. Së bashku këto shpenzime formojnë 60% të shportës së konsumit të familjeve.

„Po të kthehemi 10 vjet mbrapa dhe po të bëjmë një krahasim me qershorin e vitit 2008, do të kuptojmë se rritja e kostos së jetës është 25%. Kjo do të thotë se një familje me katër persona ka nevojë për 400 leva më shumë gjatë vitit 2017” – tha Pllamen Dimitrov dhe vazhdoi: Pabarazia dhe shtresimi i shoqërisë në bazë të të ardhurave janë duke u rritur. Paga mujore gjatë 10 vjetëve të fundit tek ne nuk shënon një rritje uniforme për të gjithë të punësuarit. Në familjet me të ardhura më të larta pagat shënojnë rritje. Për personat më të varfër tendencat janë të kundërta. Po thellohet dhe polarizimi i shoqërisë. Të pasurit rritin të ardhurat e tyre, kurse të varfrit varfërojnë më shumë. Sipas analizave të Institutit Statistikor Kombëtar vetëm 30% të bullgarëve marrin më shumë para sesa është niveli mesatar i shpenzimeve për shtet. Prandaj kur shpjegojmë se paga e mesme mujore është më se 1000 leva (500 euro) duhet pasur parasysh se 70% të popullsisë kanë të ardhura më të ulëta. Shpërblimet për punë të kryeqytetasve janë më të larta – mesatarisht 1350 leva, derisa për pjesën tjetër të shtetit kjo shumë është 820 leva. Shqetësues është fakti se 2 mln. e 500 mijë bullgarë jetojnë nën pragun e varfërisë, i cili është 315 leva. Këto janë 1/3 e familjeve bullgare. 1milion e 500 mijë prej tyre janë pensionistë dhe 1 milion janë të pastrehët, nënat e vetme dhe të punësuarit e varfër. Kështu vetëm 22% të familjeve, apo 1 milion e gjysmë prej 7milionë e 100 mijë bullgarëve në përgjithësi marrin të ardhura “normale” – mbi 570 leva. Një pjesë shumë e vogël e bullgarëve mund të kursejnë dhe sipas meje ata, të cilët thanë se bullgari preferon të kursejë, flasin budallallëqe” – përfundoi Pllamen Dimitrovi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD