Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov ëndërron për “Rrymë Turke” në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Që prej kohe – që nga rrëzimi i gazsjellësit “Rryma Jugore” nga Rusia deri në Bullgari gjatë vitit 2014 – Kryeministri Bojko Borisov ëndërron që vendi ynë të luajë një rol më të rëndësishëm në tregun evropian të gazit, pavarësisht se nuk ka gaz bullgar dhe se vendi ynë është në fund të Evropës dhe është larg traseve të mëdhenj të kontinentit për transportim të gazit natyror. Tani idetë e autoriteteve bullgare i janë drejtuar qendrës së gazit “Ballkani” në bregun e Detit të Zi, i cili pritet që të bëhet njëfarë qendre e shitjes me shumicë të gazit për vendet nga regjioni dhe madje për shtetet e Evropës Qendrore.

Për pajisjen e madhe dhe të shtrenjtë madje nuk ka projekt ndërtimi, por megjithatë po vazhdojnë përpjekjet për realizimin e saj. Para pak kohe Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova nënshkroi me shefin e gjigantit rus të gazit “Gazprom” Aleksej Milër në Shën Petersburg një hartë rrugore për zgjerimin e rrjetit të transportimit të gazit të Bullgarisë. Mirëpo, në njoftimin zyrtar për bisedimet mungonte informacion për këtë projekt, megjithëse ishte dukshëm se zgjerimi eventual i rrjetit të transportimit të gazit nuk mund të argumentohet në asnjë mënyrë, përveç me ëndrrën për qendrën e gazittë Detit të Zi. Këto ditët e fundit Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje se shpresojmë te furnizime të reja të gazit rus në Bullgari nëpërmjet diçka si “Rryma Jugore 2”. Kjo nuk mund të bëhet fakt pa një gazsjellës të ri. Ndërkaq, është duke u ndërtuar një gazsjellës i ri rus në Turqi – “Rryma Turke”. Tani për tani ka plan për një tubacion të vetëm me kapacitet 15.7 mlrd metra kubikë gaz në vit, të cilat do të përdoren para se gjithash nga ekonomia turke. Mirëpo e vërteta duket më e ndryshme pasi Kryeministri bullgar Bojko Borisov shpalli publikisht se është në pritje të miratimit nga Brukseli të një tubacioni të tillë të dytë me kapacitetin e njëjtë, i cili të arrijë që gjer te Bullgaria. Që para se të merret ky ripohim u bë e qartë se gjiganti rus i gazit“Gazprom” tashmë ka filluar vendosjen e tubacionit të dytë “bullgar” afër atij të parë të “Rrymës Turke”. Tashmë flitet se në Shën Petersburg Ministrja bullgare e Energjetikës nuk ka biseduar vetëm për sistemin e shpërndarjes së gazit të vendit, por është planifikuar diçka më e madhe. Të gjitha këto manovra, të cilat i shoqërojnë apetitet rreth gazit, shtohen edhe nga memorandumi i nënshkruar i vendit për ndërtimin e të ashtuquajturit korridor vertikal të gazit, i cili i lidh Bullgarinë, Greqinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Kjo do të thotë se përmes tij do të rrjedhë gaz si nga Bullgaria, ashtu dhe deri në Bullgari dhe shton më shumë optimizëm sa i përket projektit për qendrën e gazit “Ballkan”.

Të gjitha këto ngjarje flasin shumë qartë se Bullgaria ndërmerr masa praktike, që të zërë një vend më të rëndësishëm në tregun e gazit në Evropë. Bëhet fjalë për projekte afatgjata, të cilat nuk mund të realizohen brenda një-dy viteve dhe do të kushtojnë mlrd euro. Mirëpo, krahas masave praktike për realizimin e planeve, nuk mungojnë edhe kritika dhe pikëpyetje sa u përket këtyre ideve – me sa ato janë praktike, efektive dhe e leverdishme për Bullgarinë. Në fakt këto pyetje ishin një prej shkaqeve më të rëndësishme për rrëzimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, sepse nuk u bë e qartë në një mënyrë kategorike se ai do të ekonomikisht efektiv dhe do t’i sjellë të ardhura Bullgarisë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për zgjerimin e rrjetit të brendshëm të transportimit të gazit, për ndërtimin e lidhjeve mes sistemeve të veçanta me shtetet fqinje dhe më në veçanti për qendrën e gazit “Ballkan”. Mirëpo,përgatitja për këto projekte, për të cilat nuk ka prova të qarta se janë efektive, po vazhdon dhe nuk do të befasohemi në qoftë se gjatë përgatitjes dhe konkretizimit të projekteve shihet se ato nuk do të jenë mjaftë rentabile dhe refuzohen disa prej ideve, ose disa prej tyre pezullohen për një kohë më të mirë. Sidoqoftë, aktualisht jemi dëshmitarë të një veprimtarie shumë aktive nga ana e autoriteteve bullgare dhe të disa rezultateve konkrete. Ëndrrat e gazit të Kryeministrit Bojko Borisov po bëhen gjithnjë e më konkrete.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD