Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Borisov: Traktati i Fqinjësisë së Mirë është një faqe e re në marrëdhëniet tona me Maqedoninë

Kryeministri Bojko Borisov
Foto: BGNES

Nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë është një shenjë për këtë se Bullgaria dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët në bazë të vlerave kryesore evropiane, tha Kryeministri Bojko Borisov në kohën e mbledhjes së qeverisë gjatë miratimit të projektit të këtij traktati.

Borisovi nënvizoi se me nënshkrimin e Traktatit do të hapet një faqe të re në marrëdhëniet mes dy shteteve. Traktati do të jetë dokumenti juridik, i cili do të jetë bazë për marrëdhënie të qëndrueshme dhe stabile të fqinjësisë së mirë dhe premisë e domosdoshme për zhvillimin e bashkëpunimit, tha Kryeministri.

Sipas fjalëve të tij në vazhdim të disa viteve qeveritë bullgare nga tërë spektri politik kanë qenë të angazhuar me negociatat me Maqedoninë, duke mbrojtur interesin tonë kombëtar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD