Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulim i rrallë arkeologjik në rajonin e qytetit detar Burgas

Pjesë e Kështjellës Rusokastro, ku është bërë zbulimi
Foto: arkiv

Një ikonë të rrallë dhe të çmuar fildishi zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve në kështjellën mesjetare Rusokastro në rajonin e qytetit bregdetar Burgas. Ikona ka imazhe në të dyja anët – të Kryeengjëllit Gavriil dhe të shenjtorit Vasili të Madh në njërën anë dhe në të kundërtën janë pikturuar dy kryqe. Imazhet janë nga skena “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”. Sendi i zbuluar është pjesë e një triptiku, i cili është përdorur si altar.Ikona do të ekspozohet në Muzeun Rajonal të Burgasit.

Një ikonë tjetër e tillë është zbuluar në Bullgari në fillim të shekullit të kaluar gjatë studimeve të kalasë mbretërore Trapezica në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore).

Në botë ka jo më shumë se 15 zbulime të tilla, pronarët e të cilave janë muzetë më të shquar si Luveri i Parisit, Muzeu Britanik dhe muzeu Metropolitan në Nju Jork, informoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Burgas Kalina Ençeva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD