Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme me adresë ballkanike

Traktati i fqinjësisë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë do ti japë dhe një shtytje ekonomike regjionit

Fotografi: plusinfo.mk

Traktati i fqinjësisë, miqësisë dhe të bashkëpunimit me Bullgarinë përbën një frymë të re të brezit të ri të politikanëve, të cilët ndërtojnë ura  dhe nuk i shkatërrojnë. Suksesi i këtij traktati është suksesi i shumë qeverive dhe të politikanëve gjatë 10 vjetëve të fundit. Këtë e tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev në konferencën jashtë radhe në Shkup. Traktati do të japë mundësi dhe për realizimin e korridorit transevropian numër 8. Ndërkohë, në mbledhjen e qeverisë bullgare  u bë e qartë se, Bullgaria dhe Maqedonia do të studiojnë mundësitë për zhvillimin e një lidhje të re direkt midis sistemeve të gazit të të dyja vendeve. Këtë e parashikon projekti i Memorandumit për mirëkuptim për bashkëpunim në fushën e gazit natyror midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Memorandumi është në përshtatje  me idenë për krijimin e tregut energjetik regjional në Evropën Jugore dhe integrimin e tij të plotë me tregun e brendshëm energjetik të Bashkimit Evropian.


Rumania po pret raketa Pejtriët, Turqia– S-400

Fotografi: romania-insider.com

Ministri rumun i mbrojtjes Adrian Cucujanu, njoftoi se Rumania do të paguaj gjatë muajit nëntor kuotën e parë për raketat Pejtriët, të kontraktuara me Shtetet e Bashkuara, kurse sistemi i parë pritet të mbërrijë në Rumani gjatë vitit të ardhshëm. Ai shtoi se, Rumania do të fusë një ligj të posaçëm në parlament për blerjen e sistemeve të raketave dhe saktësoi se, vendi nuk shikon oferta të tjera në këtë drejtim. Blerja bazohet mbi një partneritet strategjik 20 vjeçar midis Rumanisë dhe shteteve të Bashkuara, nënvizoi ministri i mbrojtjes i fqinjës veriore të Bullgarisë. Përtej kufirit jugor, presidenti turk Rexhep Erdogan  shpalli blerjen e sistemeve të raketave zenit ruse S-400. Udhëheqësi i shtetit deklaroi se, marrëveshja për furnizimin e sistemeve për mbrojtje kundra-ajrore tanimë është nënshkruar. Kremlini hoqi dorë të komentojë deklaratën e presidentit turk.


Policia në Athinë: Tonelata me alkool ilegal janë të importuar nga Bullgaria

Fotografi: protothema.gr

Tonelata me një alkool ilegal janë të importuar nga Bullgaria në Greqi, njoftoi policia në Athinë. Hetimi po vazhdon, po kërkohet burimi i produktit, shtoi drejtori i “Policisë ekonomike”greke Andreas Apostollopullos: Janë zbuluar 2 organizata ilegale , të cilët kanë vepruar në mënyrë të pavarur, por që të dyja kanë importuar një alkool të falsifikuar ilegal nga Bullgaria. Gjatë aksionit të policisë janë arrestuar 22 veta.


Dhe Rumania kërkon që Brukseli të analizojë standarde të dyfishta në ushqimet

Fotografi: balkaninsight.com

Rumania i drejtoi apel Bashkimit Evropian ti kushtojë një vëmendje standardeve të dyfishta, të përdorura nga kompanitë për prodhim të ushqimeve gjatë shitjes së produkteve të ndryshme nën masave të njëjta në vendet nga Evropa Lindore dhe Perëndimore. Më herët Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Bullgaria po kështu vunë çështjen për shitjen e produkteve me  një cilësi më të ulët në tregjet e tyre në krahasim me tregjet perëndimore nga disa vargje ndërkombëtare ushqimore.


U mbushën 54 vjet nga tërmeti katastrofal në Shkup gjatë vitit 1963

Fotografi: arkiv

Shkupi shënoi 54 vjetorin nga tërmeti katastrofal më 26 korrik 1963, gjatë të cilit u vranë 1070 veta, rreth 3000 qenë të plagosur, kurse 200 mijë mbetën pa strehë. Fill pas katastrofës OKB-ja ndërmori veprime për një ndihmë afatgjatë të qytetit të shkatërruar. Në historinë e vet të gjatë qyteti Shkup disa herë ka qenë i shkatërruar nga tërmete dhe i ndërtuar nga e para. Qyteti romak Skupi, i cili është gjendur në vendin e Shkupit të sotëm, ka qenë krejtësisht i shkatërruar nga tërmeti gjatë vitit 518. Qyteti i ndërtuar në vend të tij përsëri ka pësuar lëndime nga tërmeti gjatë vitit 1555.


Një gënjeshtër e një rumuni vonoi me 3 orë fluturimin e avionit

Photo: airlinestravel.ro

Një rumun ka vonuar me 3 orë nisjen e fluturimit të avionit të një kompanie me tarifë të ulët, e cila zhvillon fluturime nëpër itinerarin nga qyteti rumun Klluzh deri në Londër, pasi ka deklaruar përpara njërës nga stjuardesave se ka bombë në bagazhin e vet të dorës. Kanë pasuar procedurat standarde gjatë një kërcënimi me bombë, të cilat përfshijnë një kontroll të të gjithë bagazhit, të të gjithë udhëtarëve dhe të avionit. Udhëtari i cili ka dhënë sinjalin e rem, është i arrestuar dhe do të duhet të drejtohet përpara gjyqit në qytetin Klluzh.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

UNICEF dhe BNR do të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë për fëmijët bullgarë

Një nga meritat më të mëdha të radios është aftësia e saj për të treguar histori. Nga sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe UNICEF-i po bashkojnë forcat për të folur për problemet me të cilat përballen fëmijët bullgarë dhe për të ndihmuar..

botuar më 24-03-18 5.55.MD
Patriku Neofit

Bullgaria vajton bariun e saj shpirtëror

Na la një person vërtet të ndritur, një baba shpirtëror dhe bari i popullit tonë - Patriarku i dashur Neofit. Priftërinjtë e Peshkopatës së Ruses, e cila për 19 vite drejtohej nga Gjyshi Neofit, e pritën me pikëllim të madh lajmin për vdekjen e tij. At..

botuar më 24-03-16 8.35.PD

Carev Brod - historia e jashtëzakonshme e një fshati ndërkombëtar

Carev Brod ka kohë që ka famën e një fshati ndërkombëtar, dhe banorët e tij nuk e fshehin krenarinë e tyre se janë pasardhës të tatarëve, gjermanëve, turqve, bullgarëve banatë ,  “emigracionit të bardhë” , shqiptarëve, çekëve etj. Në fshatin e..

botuar më 24-03-16 7.30.PD