Për të katërtin vit me radhë Bansko është mikpritës i “Ligës profesionale ballkanike” të mundjes së krahut. Gara do të zhvillohet më 4 gusht nga ora 18.30 në sheshin “Nikolla Vapcarov” në qytetin malor. Në garë do të marrin pjesë disa prej garuesve më të shquar në Evropë në këtë sport. Sipas sistemit të garave profesionale pjesëmarrësit do të luajnë sipas parimit secili kundër secilit me dorë të majtë dhe dorë të djathtë. Fituesi do të jetë pjesëmarrësi, i cili ka fituar më shumë pika. Do të ketë pjesëmarrës nga Rumania, Moldavia, Serbia, Greqia dhe Bullgaria.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..