Megjithëse skuadra e futbollit e Izraelit “Hapoël”( Beer-Sheva) fitoi me 3:1 në Razgrad, skuadra bullgare “Lludogorec” u largua nga Liga e Kampionëve me rezultat 3:3 nga dy ndeshjet me izraelitët, por me një gol më pak në terren të huaj. Kështu për herë të parë në historinë e vet “Lludogorec” u largua në raundin e tretë paraprak, pasi deri tani gjithmonë e kishte përballuar këtë fazë. Mirëpo, fushata evropiane e kampionit bullgar nuk përfundon këtu dhe ditën e premte skuadra do të marrë pjesë në hedhjen e shortit për play off-in e Ligës Evropa.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..