“Youtube-yll” dhe “video-bloger” janë profesionet më të preferuara mes të rinjve

Foto: arkiv

Fëmijët e sotëm janë të ndryshëm. Ëndrrat e tyre për të ardhmen gjithnjë e më rrallë përfshijnë profesionet mjek, shkrimtar, avokat. Fëmijët duan të jenë Youtube-yje ose video-bloger, dhe kjo nuk është fare gjë e rastit. Prognozat për zhvillimin e Internetit tregojnë se, deri më disa vjet 82% nga trafiku në rrjet do të jetë mbi një përmbajtje në video. Kurse një studim britanik tregon se, një pjesë e madhe nga të rinjtë do të donin të mësojnë montim videoje në shkollë.

Fotografi: BTAA mundet sistemi arsimues të mund tu përgjigjet pritjeve të fëmijëve? Sipas Gjeorgji Apostollovit, koordinator i Qendrës për një internet të pa rrezikshëm, në qoftë se duam të mos të ketë agresion në shkollë, duhet të heqim 50-70% nga përmbajtja mësimore, sepse është e pakuptimshme që fëmijët të mbajnë mend dhe të rikrijojnë të dhëna , të pranishme në një distancë prej një klikimi. Në të njëjtën kohë nuk i kushtohet vëmendje zhvillimit të mjeshtërive, të cilat do tu lejojnë të përparojnë në botën e sotme. Sipas tij, shkolla dhe prindërit nuk i kushtojnë vëmendje faktit se, interneti mund të jetë dhe vend për një zhvillim krijues:

"I lëmë aty fëmijët të bëjnë çfarë të duan, kurse ata shfletojnë, ndeshen mbi rreziqe të ndryshme. Rastisin gjëra jo të këndshme, në bazë të një shkaku të vetëm-nuk i mësojmë dhe nuk u japim mundësi të shfaqen dhe të zhvillohen përmes internetit. Ky është faktori i parë, i cili eviton problemet me fëmijët në rrjet-në qoftë se ata janë aty, që të mund të mësojnë dhe të tregojnë krijimtari dhe ka një kontakt me prindërit-atëherë shqetësimet mund të bien", pohon Gjeorgji Apostollov.

Një studim përfaqësiv kombëtar i Qendrës për një internet  të pa rrezikshëm tregon se, gjatë 6 vjetëve të fundit ka një ulje të moshës, në të cilën fëmijët hyjnë për herë të parë në Internet- tani kjo është mosha 7 vjeçe, ku shpesh herë dhe më të vegjlit shfletojnë në rrjet. Del po kështu se, fëmijët e kuptojnë shumë mirë se cila është e dobishme për ta në hapësirën globale dhe i paracaktojnë Internetit vendin e tretë si të “dobishme për shkollën”. Por kur bëhet fjalë për këtë se çfarë bëjnë vet fëmijët në internet, shkolla shkon në vendin e 12, dhe jo në plan të parë mes ushtrimeve më të njohura dalin rrjetet sociale dhe shikimi i videove. 80% nga adoleshentët e anketuar deklarojnë se, e dinë sesi të punojnë dhe të ngjisin në Internet një video, por mezi 23% prej tyre e kanë bërë:

"Kur flasim për bloger të videove-kjo nuk është thjesht të zëvendësosh diçka dhe ta vendosësh, këtu flasim për disa veti kyçe, të cilët mungojnë tek fëmijët e sotëm. Që të mund të krijosh një blog të mirë, duhet të mundësh të shprehesh, me fjalë të tjera të kesh mjeshtëri gjuhësore, të tregosh një të menduar krijues alternativ. Po kështu duhet të kesh mjeshtëri prezantuese  dhe disa aftësi teknike. Në një plan emocionues bërja e “blogerëve” do tu japë fëmijëve në rritje një diçka shumë të rëndësishme-një bindje në forcat e veta dhe një besim se mund të prodhosh diçka vet duke filluar nga zeroja."

Снимка

Sipas Apostollovit, sistemi i arsimit shpesh e vret potencialin krijues tek fëmijët, e pikërisht përmes krijimtarisë ata derdhin agresionin e vet.

"Agresioni nuk është një fjalë e keqe, ai është diçka të cilën çdo një njeri e ka dhe e mban në vetvete. Agresioni i shtyn ambiciet, ajo e shtyn zhvillimin e njeriut. Agresioni bëhet i keq, kur nuk ka se ku të derdhësh këtë energji-kthehet në një agresion me dhunë. Kështu që, në një plan emocionues fëmijët, të cilët krijojnë janë më të kënaqur nga jeta e vet. Ata janë më të pavarur dhe më të bindur në vetvete. Bëhen liderë të natyrshëm të të tjerëve rreth vetes, kurse ju e dini sesa e rëndësishme është kjo , më në veçanti në moshën adoleshente , të jesh i njohur. Kështu që nuk ka gjë më të mirë nga fakti që fëmija të pëlqejë diçka në internet dhe të mund të krijojë vet. Që aty e tutje nga kjo fëmijë mund të presim vetëm gjëra të mira."

Një mundësi që të hedhim një vështrim në botën e fëmijëve  jep gara  për mjeshtëri blogeri, të cilën e inicion një nga kanalet e njohura televizive për fëmijë. Konkursi starton më 31 korrik dhe do të vazhdojë deri më 19 shtator njëkohësisht në Bullgari, Hungari, Rumani, Poloni, Rusi, Holandë . Fusha në të cilën fëmijët do ti tregojnë mjeshtëritë e veta është pikërisht interneti. Në kuadrin e 1 muaji e gjysmë ata do të marrin pjesë në sfida të ndryshme, të cilat do të shpallen në sajtin zyrtar të garës vlogni.cartoonnetwork.bg.

Снимка

Mentor i blogerve fillestar është Kris Zahariev - një nga blogerët bullgar me një ndikim më të madh me afro50 mijë pasues, kurse videot e tij janë të shikuara më shumë se 3 milionë herë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika
Arnaldo Tamayo Mendes, Georgi Ivanov dhe Aleksandër Pavlloviç Aleksandrov

50 vjet pas themelimit të programit “Interkosmos” disa nga pjesëmarrësit e tij u takuan në Bullgari

Sivjet shënojmë përvjetorin e 50-të nga fillimi i programit “Interkosmos”. Në kuadrin e tij në periudhën 1978-1988 në hapësirën rreth Tokës dolën përfaqësues të 13 shteteve dhe me anije sovjetike zhvilluan misione të ndryshme. Në të morën dhe dy..

botuar më 17-08-18 4.06.MD

Le ta shpëtojmë shkollën në fshatin Hvojna

Një vajzë kozmopolite u kthye në fshatin e gjyshërve të saj që të shpëtojë shkollën, ku kanë qenë mësues gjatë zgjedhës turke dhe në vitet pas Çlirimit dy prej stërgjyshërve të saj. Dhe me entuziazmin e saj ajo arriti të “zgjojë” banorët e..

botuar më 17-08-17 3.14.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Ankaraja: Referendumi i kurdëve për pavarësi do të destabilizojë rajonin Referendumi për pavarësinë e Kurdistanit Irakian, i cili është planifikuar për muajin e ardhshëm është në kundërshtim me Kushtetutën e Irakut dhe do të destabilizojë..

botuar më 17-08-17 3.00.MD