Sportistja e vrapimit malor dhe vrapimit me ski Antonia Grigorova arriti qëllimin e vet – të kalojë distancën midis majës Kom dhe kepit Emine për më pak se gjashtë ditë dhe net. Këtë natë Grigorova mbërriti në bregun e detit, pasi arriti të kalojë 600 km të itinerarit turistik plot sfida në kreshtën e malit Stara Pllanina për 5 ditë, 22 orë dhe 55 minuta. Në këtë mënyrë Grigorova u bë gruaja e parë, e cila e kaloi itinerarin në temp sportiv. Rekordi në trasenë Kom – Emine është i sportistit në orientim Kirill Nikollov – Diezeli, i cili i kaloi 600 kilometrat në fjalë për 4 ditë dhe 13 orë në vitin 2015.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..