Vapë edhe në energjetikën bullgare

Foto: BGNES

Megjithëqë jemi në kulmin e stinës së pushimeve, në sektorin energjetik valon punë e lodhshme dhe çdo ditë shoqëria dëgjon diçka të re për problemet, planet dhe të ardhmen e kësaj dege strategjike të ekonomisë bullgare. Këto ditë u bë e ditur, se qeveria nuk ka ndërmend të heqë dorë nga energjetika atomike, përkundrazi. Ajo ka ndërmend të bëjë hapat e domosdoshëm për zgjatjen e punës së të dy reaktorëve atomik nga 1000 megavate të Centralit të vetëm Atomik Bullgar “Kozlloduj”. Por jo vetëm këtë. Në programin për menaxhimin e vendit deri në vitin 2021 theksohet qartë, se megjithë veton e parlamentit, do të bëhen hapa praktikë drejt realizimit të projektit për centralin e dytë atomik elektrik në Belene pranë Danubit. Për më tepër, se pjesa dërmuese e punës së këtij projekte tashmë është kryer – sheshi është gati dhe është i certifikuar, reaktori i parë rus për këtë central tashmë u prodhua dhe u furnizua. Mbetet të zbulohet investitori strategjik, i cili jo vetëm t’i paguajë qeverisë punën e kryer, sepse gjithçka deri tashti është bërë me para shtetërore, por edhe të përfundojë ndërtimin e këtij kapaciteti energjetik kundrejt të paktën 3-4 miliard euro. Tani për tani një interes më të madh shfaqin nga Kina, por akoma nuk ka asnjë dokument për këtë.

Domosdoshmëria e ndërtimit të centraleve të reja bullgare akoma nuk është aq e ndjeshme. Kapacitetet ekzistuese prodhojnë sasi më të mëdha se janë të nevojshme dhe mbetet energji elektrike edhe për eksport. Mirëpo, deri kur do të jetë kështu. Reaktorët e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” janë të vjetruar dhe së shpejti duhet të dalin nga puna. Kjo do të bëjë që sistemi kombëtar energjetik të privohet nga 2000 megavate. Kapaciteti i përgjithshëm i tërë sistemit kombëtar është përafërsisht 10 000 megavate. Zgjatja e jetës së reaktorëve, ashtu siç dëshiron qeveria nuk është e garantuar, dhe nuk është e qartë, se sa do të kushtojë kjo. Mirëpo, a do të jetë shteti në gjendje të paguajë shumën e kërkuar. Ndaj këtij kërcënimi potencial shtohen edhe kërkesat e reja ekologjike të Komisionit Evropian ndaj centraleve elektrike, që punojnë me qymyrgur. Ato centrale disponojnë katër vjet që t’u përgjigjen kërkesave të reja më të rrepta. Në rast të kundërt do të paguajnë gjoba. Ekologët mund të jenë të kënaqur nga ky lajm, por autoritetet dhe bullgarët e zakonshëm mendojnë, se kjo do të shtrenjtojë energjinë elektrike prodhuar në ato centrale. Mirëpo, ata luajnë rol kyç në treg – tri centralet më të mëdha, ndër të cilat dy centrale moderne amerikane, prodhojnë afro 40 për qind nga energjia e konsumuar në vend. Direktiva e Komisionit Evropian është e qartë. Mirëpo, të gjithë ekspertët sigurojnë, se Sofja do të ngulë këmbë për lejim që për një kohë të shkurtër të mos plotësojë kërkesat. Nga centrali amerikan AES edhe deklaruan, se shkak për shqetësim nuk ka, dhe se tregu bullgar i energjisë elektrike do të mbetet i qëndrueshëm dhe i arritshëm.

Mirëpo, nuk është vetëm energjetika në të cilën tensioni po rritet. Si rezultat i kërcënimit real nga mbyllja ose shtrenjtimi i papranueshëm të rrymës elektrike të centraleve të qymyrgurit, autoritetet dhe ekspertët orientohen te një burimi tjetër i energjisë elektrike – gazit natyror. Mirëpo, në Bullgari sasi të mjaftueshme të tij nuk ka. Për këtë arsye Bullgaria importon gaz vetëm nga Rusia. Zhvillimet gjeopolitike vitet e fundit keqësuar marrëdhëniet me këtë vend. Edhe theksohet, se t’i shpresohet vetëm gazit rus është  e rrezikshme për sigurinë kombëtare, prandaj Bullgaria punon për lidhjen e rrjetit të saj të gazsjellësve me rrjetet e vendeve fqinje, gjë që do të sigurojë burime alternative të furnizimeve të gazit. Bëhet fjalë për Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Serbinë dhe Maqedoninë. Edhe për qendrën ndarëse të gazit Ballkan. Bullgaria shpreson, se me krijimin e kësaj qendre ajo do të fillojë të luajë një rol më të rëndësishëm në tregjet evropiane të gazit. Projekti ndodhet larg realizimit praktik, të paktën përderisa nuk dihet, a do të arrijë gazi rus deri të, sepse ndonjë furnizues tjetër të gazit nuk ka. Më të avancuara janë lidhjet me Rumaninë dhe Greqinë. Me Turqinë lidhja është në etapën e projektimit. Me Serbinë dhe Maqedoninë qendrat ndarëse janë vetëm nën formën e deklaratave politike. E gjithë kjo vjen të sugjerojë se kur do të përfundojnë të nxehtat e verës, vapa do të mbetet në energjetikën bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Bullgaria mund të bëhet një destinacion tërheqës IT

Hapja e një qendre globale IT në Bullgari do të shndërrojë atë në një destinacion tërheqës për investimet e klasës së lartë, të cilët janë me rëndësi për biznesin dhe ekonominë. Këtë e tha ministrja e kryesisë bullgare të BE-së 2018 gjatë hapjes së..

botuar më 17-10-14 10.25.PD

Po vazhdojnë bisedimet për ringjalljen e projektit “Belene”

Përfaqësues të Korporatës Atomike Ruse “Rosatom” këto ditë ishin në Sofje për të zhvilluar bisedime rreth furnizimit të impianteve të prodhuara për Centralin e dytë Bërthamor në Belene, realizimi i së cilës u ngri në vitin 2012. Bisedimet u..

botuar më 17-10-13 1.04.MD
Petër Ganev

Biznesi bullgar humb nga një muaj për vit në burokraci

Tema për burokracinë dhe ndikimin e saj mbi biznesin nuk është e re për Bullgarinë dhe shumë herë ka qenë objekt i diskutimeve. Shumica e anketimeve tregojnë, se ajo është tepër e gjerë, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë ekonomisti Petër..

botuar më 17-10-12 1.03.MD