Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Rruga si ritual" frymëzon artistë nga 8 shtete të krijojnë në rezidencën artistike “Shkolla e Vjetër” në fshatin Gorna Lipnica

БНР Новини

Gjatë vapës së madhe të gushtit artistë nga tetë shtete u takuan në fshatin Gorna Lipnica, për të prezantuar konceptet e tyre krijuese, të lidhura me “Rrugën si ritual”. Ata takohen në fshatin Gorna Lipnica pranë qytetit Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore), ku marrin pjesë në edicionin e tetë të rezidencës artistike “Shkolla e Vjetër”.

Në materialet e shkruara të përgatitura paraprakisht për artistët ka pyetje si: Ku fillon rruga? A flasim për një drejtim të drejtë, apo për një turne rituale? A pushojmë gjatë rrugës, a largohemi nga rruga dhe me çfarë shpejtësi lëvizemi? Në fund, në ekspozitën përfundimtare, vepra e krijuar nga ata duhet t’u përgjigjet pyetjeve për qëllimin e udhëtimit tonë – çfarë është qëllimi i udhëtimit të një artisti, çfarë është qëllimi i udhëtimit të një njeriu në përgjithësi nga çasti i lindjes deri në fund”, shpjegoi Dimitër Pallov, organizatori i rezidencës artistike “Shkolla e Vjetër”.

Dimitër Pallov (në mes) bashkë me kryebashkiakun e fshatit (majtas) duke çelur festivalin artistik

Në shkollën e vjetër të fshatit prej vitesh nuk mund të dëgjohet zilja e mësimit, mirëpo që nga viti 2010 e këtej ajo hap portat e veta për artin ritual bashkëkohor. Pothuaj 80 pjesëmarrës bullgarë dhe të huaj kanë punuar gjatë këtyre viteve në atelietë dhe oborrin e “Shkollës së Vjetër”. Në edicionin e fundit të saj– të tetë me radhë, marrin pjesë artistë, të cilët ndodhen në etapa të ndryshme të rrugës së tyre artistike dhe jetësore.

Oborri i shkollës së vjetër është pika e mbledhjes për artistët
Pjesëmarrësi më i vjetër është 78 vjeçar - Rafi Műnz nga Izraeli, kurse më i riu është 28 vjeçar. Artistët kryesorë janë nga shtete të ndryshme. Çdo vit bashkë me ta punojnë artistë vendas, të cilët i quajmë artistë rituale. Sivjet përsëri organizojmë dhe një shkollë për fëmijë – aktualisht fëmijët janë më se 30. Të gjithë ata punojnë mbi temën “Rruga” dhe projektet janë shumë interesante”, tregoi Dimitër Pallov dhe shtoi:

Снимка

Kemi një fotograf – Xhuli (Julie Glassberg) nga Parisi kemi një artist vizual – Adam (Adam Hines-Green) nga Anglia, kemi gjithashtu një njeri, i cili merret me instalimin artistik – Xhejsën (Jason Kofke) nga Amerika. Suzane (Susanne Berkenheger) nga Gjermania është gazetare. Kemi mysafirë nga Suedia dhe Spanja . Morëm më se 80 kandidatura për pjesëmarrje në edicionin e sivjetshëm dhe kërkuam projekte, të cilat në njëfarë mënyrë mund të lidhen me Gorna Lipnica, me historinë dhe jetën e përditshme të fshatit. Për shembull, projekti i Suzanes është shumë interesant – në shkollë ajo ka gjetur një fotografi të vjetër të një ndërtese që ndodhet diku në fshat. Duke përdorur Google Translate, ajo komunikon me vendasit dhe e kërkon ndërtesën konkrete, përpiqet të gjejë sa më shumë të dhëna për të. Qëllimi i saj është jo vetëm të gjejë objektin, por të krijojë një histori, të lidhur me ngatërrimet për shkak të përkthimit të pasaktë të përkthyesit elektronik. Pastaj kjo histori do të botohet në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku ajo punon.”

Në fshatin Gorna Lipnica mirëpresin me bukë të ngrohtë dhe mjaltë pjesëmarrësit në rezidencën artistike “Shkolla e Vjetër”.

Banorët e fshatit Gorna Lipnica çdo vit marrin pjesë në programin e festivalit, që zhvillohet paralelisht. Gratë nga grupi folklorik vendas mirëpritën mysafirët sipas traditës bullgare – me bukë , mjaltë dhe kripë me erëza. Do të tregojnë mjeshtërinë e tyre të shtunën, kur do të zhvillohet “Festa e Bukës”. „Sivjet kemi dy kuratorë – Teodora Konstantinova dhe Radosllav Mehanxhijski, të cilët kanë përgatitur për artistët dhe për vendasit disa ligjërata në gjuhën bullgare dhe në anglisht, të kushtuara artit bashkëkohor dhe përdorimit të ritualeve dhe praktikave rituale në të. Ligjërata të tilla do të ketë edhe për fëmijët. Janë parashikuar koncerte dhe ngjarje të tjera. Më shumë informacion mund të gjeni në sajtin tonë: oldschoolresidence.com” – shpjegoi Dimitër Pallov.

Grupi joprofesional i këngëtarëve i fshatit i magjeps mysafirët me këngë dhe veshje tradicionale

Sipas tij qëllimi i secilit akti të krijimit është ndryshimi për më të mirë. E tillë është ambicia e afatgjatë e rezidencës artistike “Shkolla e Vjetër”:

Sepse besoj se të gjitha edicionet e deritanishme kanë ndikimin e tyre të madh mbi komunitetin vendas dhe mbi fshatin në përgjithësi. Ky ndikim ndihmon zhvillimin dhe përmirësimin e rajonit. Njerëzit në Gorna Lipnica, fëmijët e fshatit, të cilët çdo vit marrin pjesë në rezidencën artistike bashkë me artistët kanë një botëkuptim më të gjerë, sepse ata takohem me njerëz nga tërë bota, të cilët prezantojnë përvojën e tyre dhe pikëpamjen e tyre për jetë” – janë fjalët e organizatorit të rezidencës artistike.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Elena Karkallanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD