Në ndeshjen e parë të turneut nga seritë “Mastërs” në Monreal, pas një betejë në kuadrin e 3 seteve me Misha Zverev nga Gjermania, tenisti bullgar Grigor Dimitrov mundi me një rezultat 6:3,3:6, 6:3 dhe u klasifikua për tetë finalet e turneut. Në ndeshjen për vendin në çerekfinalet Dimitrov do të drejtohet kundra holandezit Robin Haaze, i cili mundi amerikanin Ernesto Eskobedo me 6:4, 6:1.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..