Fëmijët rom dhe bullgarë luajnë futboll krahë për krahë në klubin “Konkordia”

Autor:

Një klub futbolli për fëmijë, tanimë 2 vjet me radhë paraqet një mësim të hapur të shoqërisë tonë mbi tolerancën dhe pranimin e përbashkët. Respekt, ndjeshmëri, ndihmë reciproke janë fjalët magjike, në sajë të të cilave romët dhe bullgarët e vegël e të dobët për nga ana sociale si dhe prindërit e tyre jetojnë në një ekip të bashkuar.

Fondacioni “Konkordia” vendos që të themelojë një klub futbolli, pasi përpara 3 vjetëve me sukses ka zhvilluar një turne futbolli të suksesshëm ndërkombëtar për fëmijë. Për këtë qëllim punëson një trajner profesional dhe zgjedh rreth 40 fëmijë nga lagjet e romëve dhe institucionin e vet personal social për vogëlushë, prindërit e të cilëve nuk mund të kujdesen për ta. Kurse bashkia siguron një stadium falas. Kështu gjatë vitit të kaluar skuadra e përbërë prej 70% rom dhe 30% bullgarë për herë të parë merr pjesë në kampionatin në grupin Fëmijë “A”-2002 dhe përfundon në vendin e nëntë.

Снимка

СнимкаSkuadra është e përbërë prej fëmijëve nga institucioni tonë social, fëmijë rom nga lagjet e kryeqytetit “Orllandovci”, “Hristo Botev” dhe fëmijë bullgar nga rajoni i lagjes “Haxhi Dimitër” – tregon Petër Krumov nga fondacioni “Konkordia”. Fillimisht fëmijët qenë në disa grupe dhe na duhej afro gjysmë viti, që të mund të krijojmë një ekip prej tyre-të mund të përshtaten fillimisht në skuadër dhe pas kësaj dhe jashtë saj. Por sot me një gëzim të madh mund të them se, që të gjithë ata tanimë janë shok dhe filluan të përkrahen jo vetëm në terren. Bile formuan grup të vet në rrjetin social dhe bashkë dalin jashtë institucionit, jashtë mëhallës, jashtë lagjes. Gjëja tjetër pozitive është se fëmijët nga skuadra tonë filluan të mirëmbajnë një kontakt shumë të mirë me fëmijët dhe nga skuadrat e tjera, të cilët nuk kanë probleme sociale dhe qenë të pranuar shumë mirë.”

Petër Krumov nuk mund të komentojë se kush e ndez tensionin etnik, që të arrihet deri në raste të një përleshje midis fëmijëve romë dhe bullgarë, si rasti në qytetin Asenovgrad. Por, ai thotë se për veprimtarinë e vet 8 vjeçare në fondacion ka parë agresion si nga ana e romëve, kështu dhe nga ana e bullgarëve. Por shton se, është i befasuar këndshëm nga prindërit e fëmijëve në skuadër.

Снимка

Mendoja se do të kemi probleme të mëdha me prindërit, por këta njerëz doli se janë më të lartësuar shpirtërisht dhe qëndrojnë shumë afër skuadrës - thotë Petër Krumov. Kur ka nevojë, ata na ndihmojnë të mirëmbajmë fushën sportive, përfshihen në zgjidhjen e problemeve dhe shikojnë të jenë të përfshirë maksimalisht në çdo gjë. Pjesa më e madhe e fëmijëve tanë nuk kanë një mesatare shumë të mirë në shkollë, por për ndryshe nuk kanë rënë nga sistemi shkollor dhe merita për këtë po kështu është e prindërve. Ne kemi një kontakt të vazhdueshëm me ta dhe veprojmë dhe veprojmë dhe në nivelin arsimor. Kur për shembull ndonjë fëmijë në skuadër për shembull ka nevojë për një ndihmë pedagogjike, ne i sigurojmë pedagogë. Por asgjë nuk bëhet pa pëlqimin e prindërve.

Dhe prapë së prapi, sporti mbetet mjeti më i mirë për evitimin e paragjykimeve etnike, është i bindur Petër Krumov.

Снимка

Në sport është dëshmuar se nuk ka etnos, nuk ka fe, por ka vetëm cilësi sportive dhe përkushtim-thotë akoma ai. Dhe në qoftë se një futbollist është me një lëkurë më të errët, kjo nuk e bën një lojtar më të keq dhe njerëzit në teren dhe në mjediset sportive e respektojnë pikërisht për shkak të cilësive të tij. Prandaj dhe sporti është një nga variantet e pakta për adaptimin e këtyre fëmijëve. Në vend të parë ne duam që ti mësojmë me punëdashësi, të mund ti mësojmë me një punë në ekip, të një loje të ndershme. Tek ne rezultatet nuk kanë një rol dhe kaq të madh, sesa fakti të mund të luash maksimalisht mirë, të respektosh armikun, të dish se ky është mjedisi i cili mund të të përkrahë bashkë me familjen. I edukojmë fëmijët po kështu të jenë të zellshëm, sepse një nga rregullat që të mund të jesh në skuadrën tonë është se, në qoftë se ke rënë nga shkolla, nuk do të fitosh mundësi të stërvitesh dhe të mund të marrësh pjesë në kampionatet e ndryshme.

Gjatë stinës së re klubi “Konkordia” ka qëllime të reja-të hyjë në gjashtëshen e kampionatit, dhe po kështu afër fëmijëve më të mëdhenj të qëndrojnë dhe vogëlushët nga viti i lindjes 2004 në skuadër të dytë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: fondacioni “Konkordia”

Më shumë nga rubrika

Si po shkon përgatitja e pallatit Kombëtar të Kulturës për kryesinë tonë të Këshillit të BE-së

Pallati Kombëtar i Kulturës hapi dyert për disa orë për t’iu treguar gazetarëve sallat e rinovuara. Tri prej sallave do të përdoren më shumë gjatë kryesisë bullgare të Këshillit të bashkimit Evropian. Në sallën numër 6 do të ndodhet qendra për media...

botuar më 17-10-22 11.50.PD

Një asociacion ndërkombëtar popullarizon mundësitë e shahut të aplikuar

Në qytetin Pazatrxhik u krijua Asociacioni Ndërkombëtar i Shahut të Aplikuar. Nismëtarët nga Bullgaria u përkrahën nga ekspertë nga SHBA-ja , Gjermania, Spanja, Polonia dhe Britania e Madhe. Asociacioni do të punojë në tri drejtime kryesore:..

botuar më 17-10-22 11.15.PD

Salloni automobilistik në Sofje dha shkas për urime serioze

Ditën e diel, më 22 tetor, në Sofje përfundon salloni më i madh automobilistik, i cili zhvillohet në kryeqytet që prej 25 vitesh. Rreth 40 marka botërore treguan gjatë 2017-ës mbi 300 vetura me dhjetëra risi teknologjike. Për herë të parë vizituesit..

botuar më 17-10-22 9.05.PD