Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Pluhuri i artë – 2017” sekreti i suksesit është tek rinovimi i përhershëm dhe përmirësimi dhe përsosmëria

БНР Новини

Të paktën kështu pohojnë organizatorët  e Festivalit Ndërkombëtar folklorik „Pluhuri i artë” në fshatin Çellopeç, i cili u zhvillua në fund të muajit korrik. Forumi i cili ka gërshetuar në afishen e vet një program të pasur festiv dhe një program konkursi, për vit të katërt të radhës mundet të tërheqë vëmendjen e publikut. Në botimin e vet të fundit „Pluhuri i artë” bashkoi përpjekjet  me festivalin Ndërkombëtar folklorik „Vitosha”. Kështu pjesa më e madhe e grupeve vizituese u prezantuan dhe në kryeqytet, dhe fshati i vogël Çellopeç, i cili gjendet në rrethin e Sofjes, kurse popullsia e tij është rreth 2000 veta. Mes vendeve të cilët kishin pjesëmarrës në festival qenë Kili, Brazili, Singapor, Turqia, Kina, Indonezia, Argjentina... Mes grupeve bullgare nuk duhet të lemë pa përmendur mikpritësit nga Çellopeç-grupin e vallëzimit të fëmijëve “Izvorçeta” dhe grupin e vallëzimit “Bëllgarçe”, si dhe ansamblin folklorik “Sredec” nga qyteti Sofja. Në 4 ditë të radhës, parku “Korminesh”/i vendosur në një kodër në afërsi me Çellopeçin/ nga mëngjesi deri vonë në darkë oshtinte nga këngët dhe meloditë instrumentale nga e gjithë bota. Le të rikujtojmë se, programi i konkursit është i paracaktuar vetëm për grupet amatore bullgare.

Mes të dekoruarve sivjet qenë disa formacione nga qyteti Zllatica me drejtuese Maria Leshkova. Një nga këngëtaret më të njohura në “Misterin e zërave bullgar” foli për festivalin jo si artiste, e cila ka shëtitur botën me artin e vet. Maria mundohet të shikojë përmes syve të këngëtarëve amator-njerëz të zakonshëm me profesione të ndryshme, të cilët ja përkushtojnë kohën e vet të lirë folklorit bullgar.

Festivali është një fitore e madhe për këtë krahinë të shkëlqyer, në të cilën jemi të rrethuar jo vetëm nga natyra e bukur. Por dhe nga njerëzit e talentuar në një moshë të ndryshme-thotë këngëtarja. Ata kanë një domosdoshmëri të paraqiten , të komunikojnë me muzikën. Të mësojnë më shumë për kulturën e popujve të tjerë. Përpara 5-6 vjetëve fillova punë në vatrën e kulturës “Hristo Smirnenski”-në qytetin Zllatica. Fillimisht fillova punë me korin e grave me 3 zëra i cili ekziston më shumë se 40 vjet. Rinovuam repertorin, në grup hynë dhe zëra të rinj. Për ne është një kënaqësi e madhe të krijojmë këngë të cilat këndohen pa shoqërim të muzikës, që të mund të ruajmë traditat. Kemi dhe një grup prej nxënësve , të cilin e krijuam, sepse prindërit  donin të përfshijnë dhe fëmijët e vet. Grupin e burrave e themeluam përpara disa muajve. Amatorët vizitojnë provat në vatrën e kulturës, e cila është një qendër e vërtetë të kulturës në qytetin e vogël."




Vallëzimet e shkëlqyera klasike dhe folklorike nga India qenë prezantuar akoma në botimin e parë të  “Pluhurit të artë”. Sivjet nga vendi i kulturave të lashta dhe fetë mbërriti  grupi “Spandan”. Tregon drejtuesja e grupit:

Quhem Fallguni Hiren dhe drejtoj grupin Spandan”. Emri do të thotë heart beat - pulsi i zemrës. Ne jemi nga shteti Guxharat, qyteti Ahmedabad. Grupi është i themeluar gjatë vitit 1989, kurse që nga viti 2001 udhëtojmë nëpër botë dhe marrim pjesë në festivale ndërkombëtare në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës. Për herë të parë jemi në Bullgari. Nuk dinim asgjë për vendin, përveç se gjendet në Evropën Lindore. Vendosa të mos të kërkoj një informacion në internet, por të vijë këtu dhe të mund ta le veten të kapë atë të cilën e ofron intuita ime. Mund të them se, e duam Bullgarinë. Çdo gjë këtu na pëlqen. Festivali në Çellopeç është i organizuar shkëlqyeshëm. Kishim dhe pjesëmarrje dhe në Sofje, ku u gjendëm në qytetin e madh-shumë njerëz, një jetë e tensionuar. Me thënë të drejtën na pëlqen më tepër gjelbërimi dhe kodrat malore rreth Çellopeçit."

Jorge Andres Aguirre është drejtues i formacionit muzikor pranë grupit të vallëzimit Expresion Latino Аmerikana nga Ekuadori. I themeluar gjatë vitit 1981, grupi e ka përfaqësuar vendin e vet në forume të shumta prestigjioze ndërkombëtare dhe është dekoruar me një sërë dekoratash.

Në Bullgari jemi që të prezantojmë traditat muzikore dhe të vallëzimit të Ekvadorit. Unë jam muzikant për nga profesioni, drejtoj grupin Ayllu Llakta pranë grupit të vallëzimit pranë Universidad de Cuenca. Bullgaria bën përshtypje me një kulturë të rëndësishme dhe madhështore. Për ne është shumë interesante të jemi këtu. Gëzojmë një prani të shkëlqyer nga ana e publikut.

Haxhi Momçillo Mosho Vesoviç, drejtor i ansamblit “Çajavec” nga qyteti Banja Lluka, Bosnja dhe Hercegovina, tregon:

Për herë të parë jemi në  festivalin Ndërkombëtar „Vitosha” në Sofje dhe „Pluhuri i Artë” në Çellopeç. Jemi të befasuar këndshëm sesa vend i bukur është fshati Çellopeç. Mbi disa nga hollësitë mund të gjykojë , se po kështu është dhe një vend i pasur. Unë jam në moshën 65 vjeçe dhe më dukej se emrin e vendbanimit e kam të njohur. Pasi mësova se këtu ka minë për prodhim të floririt u kujtova se përpara kohe e njihja mirë si historinë ashtu dhe gjeografinë e këtij rajoni. Atmosfera këtu është e shkëlqyer, programi është i pasur, prezanton vende të largëta.“

Amiran Paitçadze, drejtues i ansamblit „Mcvervali” nga Gjeogjia prezanton programin e grupit:

Interpretojmë valle popullore gjeorgjiane nga krahinat e ndryshme të vendit-Axharia, Iguria, rajonet malore e kështu me radhë. Na bën përshtypje se infrastruktura e fshatit Çellopeç është e ndërtuar kështu, që të mund të lejojë të mund të zhvillohet një forum i tillë i madh ndërkombëtar. Kam qenë nëpër shumë vende të ndryshme nëpër botë, por një fshat të renditur në këtë mënyrë, nuk kam parë. Zakonisht festivalet zhvillohen në qytetet e mëdha. Duhet të krenoheni me këtë, se këtu ka dhe një skenë të shkëlqyer dhe një publik shumë të mirë.“

Margarita Bogdanova drejtoresh artistike e „Pluhuri i artë“ përgjithëson:

E reja sivjet është numri i madh i grupeve të huaja, si dhe përdorimi i sheshit të rinuar të fshatit, ku çdo natë përpara programit zyrtar organizojmë  të ashtuquajturën “Shkollë për vallëzim”. Çdo një grup i huaj prezanton diçka karakteristike  për vendin e vet, kurse pjesëmarrësit e tjerë në festival mundohen të përvetësojnë vallen. Sa i përket pjesës së konkursit sivjet përfshimi vetëm një folklor të përpunuar. Pjesëmarrësja tonë më e vogël është nga grupi i vallëzimit i fshatit Eleshnica, ajo është 4 vjeçe. Dua të shpreh falënderimet e mia ekipit nga komuniteti Çellopeç. Çdo vit e pasurojmë programin, por njerëzit, të cilët e organizojnë festivalin janë të njëjtit që nga vet fillimi përpara 4 vjetëve. Pavarësisht nga numri më i madh i pjesëmarrësve , e organizuam me sukses organizimin.

Nina Kallojanova sekretare e komunitetit Çellopeç, përfaqësuese e komitetit Organizativ, shton:

Çdo vit ne e përmirësojmë sa më shumë organizimin. Sivjet e trefishuam numrin e grupeve të huaja. E reja në konkursin për këngë dhe valle popullore bullgare është aplikimi i kartave për vlerësim, të cilat çdo një përfaqësues të jurisë e plotëson më vete dhe të dhënat përpunohen menjëherë në mënyrë elektronike. Kjo formë e vlerësimit deri në një shkallë të madhe e bën klasifikimin më objektiv, kurse pjesëmarrësit menjëherë mësojnë se çfarë çmimi kanë marrë nga videoja në mur. Ekipi tonë është i vogël, por një kënaqësi na sjellin mendimet, e shprehura nga pjesëmarrësit e huaj. E krahasojnë festivalin tonë me forume të mëdha, të cilat i njohin, pohojnë se niveli tonë është i lartë. Kjo na frymëzon të mund të aplikojmë gjithnjë e më shumë elemente të reja, si dhe të përsosim edhe më tej praktikat e afirmuar.“

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Allbena Bezovska dhe „Pluhuri i artë“



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD