Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kufiri i Bullgarisë me Turqinë do të mbrohet nga rreth 600 ushtarakë

Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov
Foto: BGNES

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt” Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov bëri të ditur se gjatë mbrojtjes së kufirit të saj me Turqinë Bullgaria do të përdorë ushtrinë. Kufiri mes dy shteteve do të ndahet në pesë zona dhe do të mbrohet nga gjithsej rreth 600 ushtarakë, na shpjegoi Karakaçanov. Në intervistë Ministri kritikoi paaftësinë e BE-së për të mbyllur rrugën e migrantëve përmes Detit Mesdhe dhe shprehu mendimin se BE-ja dhe NATO-ja duhet të dërgojnë misionet e tyre ushtarake në Itali dhe Greqi, që ta mbrojnë kufirin e jashtëm të BE-së, në rast nevoje edhe me forcë ushtarake.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD