Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

50 vjet pas themelimit të programit “Interkosmos” disa nga pjesëmarrësit e tij u takuan në Bullgari

БНР Новини
Arnaldo Tamayo Mendes, Georgi Ivanov dhe Aleksandër Pavlloviç Aleksandrov

Sivjet shënojmë përvjetorin e 50-të nga fillimi i programit “Interkosmos”. Në kuadrin e tij në periudhën 1978-1988 në hapësirën rreth Tokës dolën përfaqësues të 13 shteteve dhe me anije sovjetike zhvilluan misione të ndryshme. Në të morën dhe dy bullgarë – Georgi Ivanov (në vitin 1979) dhe Aleksandër Aleksandrov (në vitin 1988). Në vitin 1980 kubani Arnaldo Tamayo Mendes u bë i pari njeri nga Amerika Latine dhe i pari me prejardhje afrikane, i cili fluturoi në Kozmos. Me rastin e përvjetorit të programit “Interkosmos” Arnaldo Tamajo, i cili është një mik shumë i afërt i Georgi Ivanovit, erdhi në Bullgari.

Më 10 prill 1979 Georgi Ivanov nisi në Kozmos bashkë me kozmonautin sovjetik Nikollaj Rukavishnikov. Për shkak të një situate të jashtëzakonshme teknike (avari në motorin e anijes) ata nuk hynë në stacionin e parë njerëzor në Gjithësi “Soljut”. Prandaj kozmonautët u kthyen në Tokë. Gjatë uljes së ndërlikuar dhe të rëndë, të shoqëruar nga mbingarkesa të trupit, Georgi Ivanov tregoi fortësi të madhe fizike dhe psikike – gjë, e cila befasoi edhe kolegun e tij Rukavishnikov, edhe ekipin e Qendrës për Koordinimin e Fluturimeve. 

Arnaldo Tamajo nisi më 18 shtator të vitit 1980 bashkë me kozmonautin sovjetik Jurij Romanenko. Ata punonin në stacionin orbital “Salut - 6” bashkë me ekuipazhin e tij pothuaj tetë ditë dhe netë.

Снимка

Georgi Ivanov dhe Arnaldo Tamajo, bashkë me kozmonautët sovjetikë Aleksandër Pavlloviç Aleksandrov dhe Sergej Avdeev vizituan Kompleksin Shëndetësor “Kamçia” në bregdetin bullgar. Mysafirët u njohën me qëllimet dhe idetë e kësaj qendre arsimore, kulturore, sportive dhe shoqërore. Vizituan dhe Qendrën arsimore dhe edukative “Juri Gagarin”, ku ndodhet shkolla me të njëjtin emër dhe Qendra Kozmike me muze dhe planetarium. Në Kompleksin Shëndetësor “Kamçia” heronjtë kozmikë patën takime emocionuese me fëmijët nga kampi veror “Kozmosi dhe ne”. Ata u treguan kolegëve të tyre bullgarë kujtimet nga “Qyteza yjore” në Rusi.

Mikpritësi i ngjarjes ishte Krasimir Stojanov, i cili gjithashtu ka kaluar një trajnim për kozmonautë në “Qytezën yjore” dhe ka qenë dublues i kozmonautit të parë bullgar Aleksandër Aleksandrov. Aktualisht Krasimir Stojanov është udhëheqës i Qendrës Kozmike në “Kamçia”.

Në Rusi ka shembuj të mirë për edukimin e fëmijëve në lidhje me problemet e Kozmosit. Këtu, në “Kamçia” kemi një program të ndryshëm dhe interesant; tema e Kozmosit është pjesë e një tërësie, e cila përfshin edukimin, arsimin, krijimtarinë dhe shëndetin e fëmijëve” – shpjegoi kozmonauti rus Aleksandrov, që ka një përvojë pasur në punën me fëmijët. “Kamçia” është si Kuba – plot gjelbërim!" – janë fjalët e Arnaldo Tamajo Mendes.

Kozmonautët morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët me moto “Së bashku në Kozmos – së bashku në Tokë!”, në të cilën u pranua një deklaratë, drejtuar organizatave ndërkombëtare dhe liderëve botërorë me thirrje për bashkëpunim në emër të paqes dhe mirësisë së planetit dhe njerëzimit.

Në Qendrën Ruse Kulturore dhe Informative në Sofje Georgi Ivanov dhe Arnaldo Tamajo Mendes u takuan me gazetarë dhe anëtarë të Asociacionit për miqësi mes Bullgarisë dhe Kubës. Në takim kozmonauti kuban tregoi për përjetimet dhe ndjenjat e tij, duke parë nga Kozmosi planetin tonë blu:

Ne të gjithë mendojmë se Toka është shumë e madhe, mirëpo nuk është kështu. Në fakt ajo është një trup i vogël kozmik në Gjithësinë e stërmadhe, bashkë me miliardë yje dhe planetë të tjerë, të cilët ndriçojnë me shkëlqim më të madh, sepse nuk e kanë filtrin e atmosferës tokësore. E rrotulluam Tokën vetëm për 90 minuta. Ajo është e vogël, e prekshme dhe e bukur. Ne të gjithë duhet ta mbrojmë! Shtet e pasura duhet të kufizojnë emetimet e tyre ndotëse në atmosferë, që e helmojnë atë. Fëmijët duhet të edukohen të marrin përgjegjësi personale, të kuptojnë se veprimet e tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti fatin e planetit tonë. Ne duhet të marrim pjesë në betejën e madhe për shpëtimin e Tokës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë militarizimin e Kozmosit, siç ëndërrojnë disa!” – tha Arnaldo Tamajo Mendes.

Këto janë qëllimet e Asociacionit të Pjesëmarrësve në Fluturime Kozmike, i cili i bashkon rreth 600 njerëzve, që e kanë pasur fatin dhe guximin të fluturojnë në Hapësirë. Georgi Ivanov dhe Arnaldo Tamajo janë ndër 25 themeluesit, të cilët morën vendim për krijimin e Asociacionit në një takim në Paris. Anëtarët e tij takohen çdo vit për nga një javë në shtete të ndryshme të botës.

Georgi Ivanov shpjegoi: „Qëllimi ynë është që të shpërndajmë njohuri rreth Kozmosit dhe të bashkëveprojmë për mbrojtjen e mjedisit dhe Tokës, të cilën duhet ta lëmë për brezat e ardhshme. Mesazhi ynë, drejtuar politikanëve është që të gjejnë rrugë për bashkëpunim, dialog dhe mirëkuptim. Ja për shembull se si në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar së bashku po punojnë në mënyrë të suksesshme dy rusë, dy amerikanë dhe një italian. Pse atje ata mund të bashkëpunojnë, por këtu – jo. Akoma Jurij Gagarin dhe Valentina Tereshkova kanë thënë se nga Kozmosi nuk duken kufij dhe nuk duhet të ketë kufij artificial edhe në marrëdhëniet njerëzore.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD