Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e diel alpinisti Bojan Petrov niset për ta pushtuar majën Dhaulagiri

Bojan Petrov
Foto: arkiv personal

Ditën e diel alpinisti Bojan Petrov niset për ta pushtuar majën Dhaulagiri. Kjo është maja e dhjetë e lartë mbi 8 mijë metra, që do të pushtohet nga alpinisti bullgar. Para më pak se një muaji Bojan Petrov arriti të ngjitet në majën Gasherbrum II (8035 metra) në Pakistan gjatë provës së tij të dytë. Kjo është sfida e radhës para alpinistit në kuadrin e projektit të tij “Bullgari në 14х8000”, bëri të ditur gazeta “Dnevnik”. Vetëm para një viti Petrov, i cili është zoolog për nga profesioni dhe punon në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore, u dëmtua në një aksident rrugor në Grykën e Malit të Kresnës në Bullgarinë Jugperëndimore, derisa zhvillonte studime në rajon për shkak të kafshëve të shumta të dëmtuara në aksidente rrugore. Në saje të ekspeditave të Bojan Petrovit sot në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave ruhet koleksioni më i pasur në botë i kafshëve jovertebrore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Todor Tagarev

Ministri ushtarak mohoi se inteligjenca ushtarake po bënte zhvillime politike

Nuk ka asnjë zhvillim nga inteligjenca ushtarake kundër bashkëkryetarit të grupit parlamentar të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" Atanas Atanasov. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në BNT. Ai kujtoi se kompetencat..

botuar më 24-03-29 10.51.PD

Marshe ushtarake dhe xhaz për 20 vjetorin e Bullgarisë në NATO

Orkestra Përfaqësuese Frymore e Gardës, e preferuara e bullgarëve, Ansambli Përfaqësues i Forcave të Armatosura dhe Grupi Xhaz i NATO-së, në të cilin marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme anëtare të aleancës, do të prezantojnë në Sofje një..

botuar më 24-03-29 6.15.PD

Parashikimi i motit për 29 marsin

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat gjatë ditës do të rriten - maksimumi do të jetë ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje - rreth 21°; Minimumi do të jetë kryesisht..

botuar më 24-03-28 7.25.MD