Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

115 vjet nga lindja e tregimtarit të talentuar bullgar Angell Karalijçev

БНР Новини
Foto: Archiv

E quajnë shkrimtarin Angell Karalijçev “krijues të botëve magjike”. Ai është tregimtari, përrallët e të cilit për fëmijë nxjerrin lot në sytë e të moshuarve. Me fjalë pikturon dhe krijon botën e së mirës, fisnikërisë, bukurisë dhe ngrohtësisë. Me përrallët e shkrimtarit Angell Karalaijçev rritën breza të tëra bullgarësh. Që prej kohe ato konsiderohen një klasikë, e cila edukon mirësitë e përjetshme njerëzore, pa dhënë këshilla dhe pa imponuar vlera morale. Heronjtë e tij janë figura dalluese që mbahen mend. Ata sikur gjallërojnë para neve, pavarësisht nga dekadat që qëndrojnë midis nesh dhe krijimit të tyre. Biografia krijuese e shkrimtarit përfshin tregime, novela, përralla. Një nga librat e tij me popullaritet më të madh është “Bota përrallore”. Për të Angell Karalijçevi u dekorua me Fletën e Nderit me emrin e Andersenit nga Këshilli Ndërkombëtar për Letërsi së Fëmijëve dhe të Adoleshentëve /IBBY/ dhe u regjistrua në librin nderi “Hans Kristijan Andersen”.

СнимкаAngell Karalijçevi është prej këtyre mjeshtërve gojëmbël të fjalës, të cilët e gjejnë frymëzimin në fëmijërinë. “Fshati im i lindjes Strazhica shtrihet nja 40 kilometra larg kryeqytetit bullgar të mesjetës Veliko Tërnovo, – rrëfen shkrimtari. – Rrita afër brigjeve të një lumi të vogël, por të zhurmshëm dhe të vrullshëm, i cili çdo vere pas shirave të mëdha, përmbytej mëhallën më të poshtme të fshatit dhe u sillte dëme të mëdha fshatarëve duke mbytur kafshët, shpendët shtëpiakë, merrte me veten duajt me kashtë, gardhet e oborreve. Nëpër bjeshkët përreth fshatit dëgjohej kërcëllima e plugjeve të drunjta, të cilat mezi lëvizeshin mbi tokën e thatë. Bijtë trashëgimtarë ndaheshin arat e baballarëve duke i kthyer në lehe të ngushta të papërshtatshme për përpunim. Vit pas viti arat bëheshin gjithnjë e më të vogla dhe shterpe. Pasi toka nuk mund të nxirrte bukën e gojës të të gjithë banorëve të fshatit, një numër të madh burrash që nga pranvera e hershme shkonte në Rusinë Jugore, Rumaninë dhe Hungarinë për të bërë kopshtarë. Ati im shkonte kopshtar në Transilvani. Me dhembje të madhe, ne tre vëllezër dhe një motër i pritëm të kthehet gjatë vjeshtës...

Për një radio program për fëmijët nga muaji maj i vitit 1966, shkrimtari tregon për të ëmën Rada, e cila dinte shumë këngë popullore, të cilat i këndonte çdo ditë në shtëpi me zë të ngrohtë. Në po këtë transmetim Angell Karalijçevi kujton edhe çastin kur mësuesi i tij i gjuhës bullgare e lavdëroi për shkrimin e tij me temë të lirë, në të cilën përshkruante vuajtjet e bashkëfshatarëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Në sajë të kësaj “vepre të parë letrare” mësuesi e ftoi shkrimtarin e ardhshëm në shtëpi, ku i ofroi atij libra nga biblioteka e pasur që dispononte.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD