Në kualifikimet për Kampionatin Botëror Rusia 2018 skuadra bullgare fitoi ndeshjen kundër Suedisë me rezultat 3:2.
Me fitoren e parë që prej vitit 1967 bullgarët kanë shanse reale për klasifikim në një nga 2 vendet e para të grupit A, ku aktualisht ata ndodhen në pozitën e tretë me 12 pika.
Kombëtarja suedeze është në vend të dytë me 13 pika, kurse në vend të parë janë francezët me 16 pika.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..