Tenisti bullgar Grigor Dimitrov përfundoi pjesëmarrjen e tij në Kampionatin e Hapur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas humbjes së tij në raundin e dytë të turneut kundër rusit Andrei Rublev me rezultat 5-7, 6-7(3), 3-6.
Para ndeshjes me rusin Dimitrovi pati një seri prej gjashtë fitoresh me radhë dhe para pak më se një jave fitoi Turneun Masters në Sinsinati. Për fat të keq në Louis Armstron Stadium ai nuk mundi të fitojë asnjë set.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..