Bujuk Xhami, e cila strehoi Muzeun Kombëtar Arkeologjik

Në se dëshironi të ndjeni frymën e Sofjes, ku gërshetohen kultura dhe epoka të ndryshme, patjetër duhet të vizitoni qendrën e saj. Pas fotografive tradicionale të ndërrimit të rojës para Presidencës, vëmendja juaj patjetër do të tërhiqet nga godina e bukur përball me mbishkrim “Muzeu Arkeologjik”. Sot mezi duket, se kjo në të kaluarën ishte xhami. Më shumë hollësi tregon doktori Kamen Bojaxhiev, specialist në Institutin Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave:

Kjo xhami, e njohur si Bujuk Xhami, u ndërtua në shekullin e largët XV. Kjo është një nga godinat më të vjetra të ruajtura në Sofjen e sotme. Ajo u ndërtua me iniciativë të Mahmud pashës – një vezir i madhërishëm nga koha e sulltanit Mehmed II Pushtuesi (1451-1487). Më se 40 vjet vazhdoi ndërtimi. Godina u përurua në vitin 1494 pas vdekjes së Mahmud pashës.”

Mahmud pasha lindi në Krushevac të Serbisë në fillim të shekullit XV. Nëna e tij ishte fisnike serbe, ndërsa i ati – trashëgimtar i dinastisë së Engjëllorëve, sunduesit të fundit të krishterë të Thesalisë. Kur ishte fëmijë bie në robëri turke dhe rriti në oborrin e sulltanit Murad II, ku mori një arsim të mirë për atë kohë.

Që nga ndërtimi e deri në shekullin XIX Bujuk Xhami ishte një nga godinat më të rëndësishme shoqërore në qytet. Në të ngandonjëherë mblidheshin ushtarakët para ndonjë marshimi ose operacioni. Tempulli ekzistonte në pamjen fillestare deri në shekullin XIX, kur si rezultat të dy tërmeteve që ranë aty u shkatërrua. Gjatë njërës prej tërmeteve ra minareje, gjë që u pranua nga osmanlinjtë dhe besimtarët si një shenje. Xhamia u lë pas dore, sepse ajo pushoi së shfrytëzuari” – tregon doktori Bojaxhiev dhe shton, se në kohën e Luftës Ruso Turke të viteve 1877 – 1878 – Çlirimtare për Bullgarinë, godina shfrytëzohej si spital fushor.

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke, për arsye të vendit qendror që zinte dhe të sipërfaqes së saj të madhe, godina shfrytëzohej për ruajtjen e veprave të lashta kulturore. Në vitin 1892 me Dekret të Princit Ferdinand ajo iu dha Muzeut të ri Popullor. Gjatë bombardimeve amerikane mbi Sofje në vitin 1944, godina u shkatërrua dhe një pjesë prej saj u asgjësua, si dhe një pjesë prej arkivit dhe dokumentacionit.

Muzeu, viti 1920

Në vitin 1905 në lidhje me inaugurimin zyrtar të muzeut dhe në vitet 30-të të shekullit XX, kur u bë një meremetim, u bënë edhe gërmime arkeologjike në sipërfaqen pranë themelet. Atëherë u zbuluan rrënoja që datohen te mijëvjeçari i parë para Krishtit, pra Epoka e Hershme e Hekurit. Krahas kësaj u gërmuan edhe godina nga Serdika romake.

Eksponatet, që ruhen në Muzeun Arkeologjik kanë një vlerë të lartë artistike, historike dhe shkencore. Ky është ndoshta muzeu më i pasur i specializuar arkeologjik në Ballkan.

Këtu ruhen disa prej sendeve më të hershme, të cilët dëshmojnë praninë njerzore në Ballkan dhe në Evropë. Ata datohen para më se një milion e gjysmë vitesh – që nga studimi i shpellës Kozarnika deri te Mesjeta e Vonshme dhe periudha islamike" – tregon për pasuritë e muzeut Kamen Bojaxhiev.

Enë zoomorfe prej qeramike nga Tumula Karanovo. Epoka e Gurit dhe Bakrit, gjysma e dytë e mijëvjeçarit V para Krishtit

"Ndër eksponatet më interesante, që ruhen në fondet janë Thesari i njohur i Florinjtë nga Vëllçetrën, i cili datohet te fundi i mijëvjeçarit të dytë, ose fundi i  Epokës së Vonshme të Bronzit, si dhe artefakte lidhura me zhvillimin e kulturës së trakëve. Ndër ta është edhe një nga kryeveprat e plastikës antike – Koka e bronztë e Sevtit III, zbuluar nga docenti Georgi Kitov gjatë gërmimeve të tumulës Goljama Kosmatka pranë qytetit Kazanllëk."

Thesari i Florinjtë nga Vëllçitrën. Epoka e Vonshme e Bronzit, gjysma e dytë e mijëvjeçarit II para Krishtit

Maska e florinjtë nga Kodërvarri Sveticata. Fundi i shekullit V para Krishtit"Nuk mund të mos përmendim edhe Maska e artë zbuluar në tumulën Sveticata, e cila prapë lidhet me ndonjë sundues i madh trak, edhe kryevepra të tjera të artit të argjendarisë dhe toreutikës. Është tepër i pasur dhe interesant koleksioni nga Epoka Parahistorike – pra nga koha e Epokave të Re të Gurit, dhe të Gurit dhe Bakrit, ose mijëvjeçaret VI dhe V, monumentet e Epokës Romake, duke përfshirë edhe nga Serdika – Sofja e sotme, si koka e bronztë e Apolonit.

Rozetë me shenje runike, Pliska. Shekujt VIII-IXKëtu mund të shihet rozeta nga Pliska – një nga emblemat e Mesjetës së Hershme Bullgare, dhe një ikonë prej qeramike e Shën Theodorit, e cila para dy vitesh u restaurua.

Mirëpo, kjo është vetëm një pjesë prej eksponateve. Disponojmë koleksione të pasura të cilët prezantojnë zhvillimin mijëvjeçar të trojeve bullgare."


Ikona prej qeramike e Shën Theodorit. Veliki Presllav, shekulli X; Ikona “Hyjlindësja Eleusa”, Nesebër, shekulli XIV

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Miglena Ivanova dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Luvrit e mirëpret Thesarin e artë të Presllavit gjatë qershorit

Thesari i artë nga kryeqyteti i vjetër bullgar Presllav do të ekspozohet në Muzeun e Luvrit gjatë qershorit dhe kjo do të bëhet në kuadrin e programit kulturor të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ekspozita është me moto..

botuar më 18-05-13 12.35.MD

Varrezë 1700 vjeçare zbuluan arkeologët në trasenë e autostradës “Struma”

Më se 1500 sende unike zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve në trasenë nga ku do të kalojë një pjesë e re e autostradës “Struma”. Puna e arkeologëve të Akademisë Bullgare të Shkencave duhet të përfundojë deri në korrik, që të fillojë ndërtimi i..

botuar më 18-05-07 10.20.PD

Shën Gjergji Trofeprurësi – Martiri i Madh i Krishterimit

Pas Pashkëve një prej festave më të nderuara të krishtera është ajo e Shën Gjergjit. Ai ka jetuar në një periudhë të rëndë për krishterimin – në fund të shekullit III dhe në fillim të shekullit IV, kur të krishterët ishin përndjekur dhe torturuar..

botuar më 18-05-06 9.00.PD