Sportistet bullgare të gjimnastikës ritmike morën medaljen e bronztë në ushtrimin me tri topa dhe dy litarë në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Petaro të Italisë. Vendin e parë dhe medaljen e artë fitoi pesëshja e Rusisë. Në vendin e dytë me medaljen e argjendtë u klasifikua ekipi i Japonisë. Bullgaria përfundoi e katërta në klasifikimin e medaljeve me një të argjendtë në shumëgarëshin e ansambleve dhe dy të bronzta, fituara nga Nevjana Vlladinova në finalin me top dhe nga ansambli në finalin me topa dhe litarë.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..